Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)
Burimi: Sahihul-Kelimit-Tajjib, fq. 46-47
Verifikoi dhe korrigjoi: Imam Muhammed Nasirudin el-Albani
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
1 – I Dërguari i Allahut salAllahu alejhi ue selem kur hynte në xhami, e kishte zakon të thoshte:
أَنَّ رسول الله، صلى الله عليه وسلم، كَانَ إِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ قَالَ : بِسْمِ اللهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلىَ مُحَمَّدٍ فإِذَا خَرَجَ قالَ:بِسْمِ ال لهِ اللَّهُمَّ صَلِّ عَلَى مُحَمَّدٍ
“Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhamedin.” Kur dilte nga xhamia thoshte: “Në emër të Allahut. O Allah, dërgo salavate dhe selame mbi Muhammedin.”
2 – I Dërguari i Allahut salallahu alejhi ue selem ka thënë:
إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمُ الْمَسْجِدَ فَلْيُسَلِّمْ عَلَى النبي صلى الله عليه وسلم، وَلْيَقُلْ اللهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ: اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ
“Kur ndonjëri prej jush të futet në xhami, le të përshëndes Profetin salAllahu alejhi ue selem, dhe le të thotë: “O Zoti im, m’i hap dyert e mëshirës tënde”. Dhe kur të dal nga xhamia, le të thotë: “O Zoti im, të lutem të më japësh nga të mirat Tua”.
Në një formulim tjetër tek Sahihu i Muslimit, gjithashtu dërgohen edhe salalavate dhe selamet edhe duke dalë nga xhamia.
3 – Profeti salAllahu alejhi ue selem e kishte zakon të thoshte kur hynte në xhami:
أَعُوذُ باللهِ الْعَظِيم وَبِوَجْهِهِ الْكَرِيمِ وَبِسُلْطَانِهِ الْقَدِيمِ مِنَ الشَّيْطَانِ الرَّجِيمِ
“Kërkoje mbrojtje tek Allahu i Madhërishëm, përmes Fytyrës së Tij të ndershme dhe me fuqinë e Tij të përhershme nga shejtani i mallkuar.”
Dhe kishte thënë:
فإذا قال ذلك ، قال الشيطان : حفظ مني سائر اليوم
“Nëse ai e thotë këtë lutje, atëherë shejtani thotë: Ai është mbrojtur prej meje edhe për pjesën tjetër të ditës.”