Shejkh Abdullah bin Ubejd el-Xhabirij
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje: “Nëse hyjmë në një shtëpi të re, a ka ndonjë porosi nga Sunneti për të thënë ndonjë lutje?”
Përgjigje: “Lutja sipas Sunnetit kur futemi në shtëpi është:
أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut ndaj çdo të keqe që Ai ka krijuar.”
Kjo thuhet një herë, tre herë ose pesë herë; aq sa të kesh mundësi. Këtë që e thamë ne, vërtetohet tek sahihu i Muslimit nga hadithi që e transmeton Hauleh binti Hakim (radija Allahu anha) se Profeti (sal Allahu alejhi ue selem) ka thënë: “Kush hynë në një shtëpi dhe thotë:
أعوذ بكلمات الله التامات من شر ما خلق
“Kërkoj mbrojtje me fjalët e përsosura të Allahut ndaj çdo të keqe që Ai ka krijuar.”
Nuk do t’i bëj dëm asgjë derisa të largohet nga ajo shtëpi.”
Thënia: “Kush hynë në një shtëpi…” është e përgjithshme dhe përfshin çdo shtëpi, pa marr parasysh a është shtëpi me qira, shtëpi në pronësi tuaj, apo shkon diku në një shtëpi shembull në shkretëtirë apo ndonjë fermë. Do të thotë: çdo shtëpi ku myslimani hyn është Sunnet që të thotë këtë lutje. Dhe nuk di ndonjë gjë tjetër përpos kësaj në lidhje me këtë çështje.”