Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duaja të cilën profeti e bënte më së shumti

Imam Abul-Mudhaffar Mansur bin Muhamed es-Sam´ani (vdiq. 489) 

Burimi: Tefsir Surat-il-Bakarah (2/241)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Enesi (radijAllahu anhu) transmeton se profeti (salAllahu alejhi ue selem) e vizitoi një njeri të sëmurë i cili ishte aq keq sa që ishte bërë si një pulë. Profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha:

”Çfarë duaje e kishe zakon ta bësh?” Burri tha: ”E kisha zakon të them: ”O Allah! Nëse do të më dënosh me diçka në jetën tjetër atëherë më deno tash në këtë jetë.” Profeti salAllahu alejhi ue selem i tha profeti: ”SubhanAllah! Atë nuk mund ta përballosh. Është dashur të thuash:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً

”O Zot! Na jep të mira në këtë jetë dhe në botën tjetër.” 1

Është thënë se kjo është lutja të cilën i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e bënte më së shumti. 2


1 Muslimi (4/2068).

2 Enes bin Malik (radijAllahu anhu) ka thënë:

”Lutja të cilën profeti (salAllahu alejhi ue selem) e bënte më shë shumti ishte:

رَبَّنَا آتِنَا فِي الدُّنْيَا حَسَنَةً وَفِي الآخِرَةِ حَسَنَةً وَقِنَا عَذَابَ النَّارِ

”O Zot! Na jep të mira në këtë jetë dhe në botën tjetër dhe na ruaj nga dënimi i Zjarrit!”

(Bukhari (4/79) dhe Muslimi (11/191)).

Shpërndaje: