Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

A lejohet ngrënia dhe pija për atë që e prish agjërimin me arsye?

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Mexhmu-ul-Fataua  (19/100)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje 60: Një person e ka prishur agjërimin në Ramazan me arsye. A i lejohet atij të hajë e të pijë pjesën tjetër të ditës?

Përgjigje: Ai që e ka prishur agjërimin me arsye i lejohet të ha dhe të pi pjesën tjetër të ditës. Për të, shenjtëria e asaj dite ka përfunduar. Prandaj, atij i lejohet të ha e të pi, për dallim nga personi i cili pa arsye e prishë agjërimin në Ramazan, ai duhet të vazhdojë agjërimin dhe të kompensojë atë ditë. Duhet bërë dallimin në mes këtyre dy çështjeve.

Shpërndaje: