Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (84)
Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/ar/node/17577
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A jemi të detyruar që ti ndihmojmë muslimanëve edhe pse fatkeqësia e tyre vjen nga mëkatet e tyre?
Përgjigje: Po:
إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ
”Besimtarët janë vëllezër.”1
Muslimani e ndihmon vëllain e tij:
“Besimtarët mes veti janë si një ndërtesë e vetme; ata e forcojnë njëri-tjetrin. “2
“Besimtarët në mes veti në lidhje me dashurinë, mëshirën dhe dhembshurinë janë si një trup i vetëm. Nëse një pjesë e trupit sëmuret, pjesa tjetër e trupit vuan nga ethet dhe pagjumësia.”3
Besimtarët janë siç thashë vëllezër. Ata gëzohen me atë që i bën ata të lumtur dhe vuajnë nga ajo që shkakton dhembje.
1 49:10
2 Bukhari (2446) dhe Muslimi (2585).
3 Muslimi (2586).