Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet shmangur edhe imazhet dhe figuart që nuk madhërohen

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (19 B), min: 36.20

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetja: Ekziston një hadith i saktësuar nga profeti ﷺ i quajtur:

”A të mos të dërgojë në të njëjtin mision që më ka dërguar i dërguari i Allahut ﷺ? Të mos lësh figurë pa prishur dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!”

Transmeton Muslimi (969).

A ka ndonjë hadith të saktësuar se kishte vizatime me figura të parespektuara dhe të pamadhëruara në kohën e të dërguarit ﷺ? A është më mirë të shkatërrohen ato apo të lejojmë që të nënçmohen ato?

Përgjigje: I dërguari ﷺ e urdhëroi Ali ibn Ebi Talibin (radijAllahu anhu):

“Të mos lësh figurë pa prishur

Është e ligjësuar që të shkatërrohen imazhet, sidomos imazhet që madhërohen, të tilla si imazhe e liderëve, dijetarëve dhe udhëheqësve e të ngjashme prandaj profeti ﷺ tha:

 “…dhe as varr të ngritur pa e sheshuar!

Sepse varret e ngritura ndodhë të madhërohen dhe prandaj sjellin idhujtari. E njëjta vlen edhe me imazhet.

Lidhur me imazhet që nuk madhërohen, ato lejohen nga shumica e dijetarëve. Dëshmia e tyre është hadithi në lidhje me jastëkët. Profeti ﷺ u zemërua kur shkoi tek Aishah (radijAllahu anha) dhe pa që ajo kishte imazhe në pëlhura që kishte mbuluar shtëpinë e saj. Ai tha:

”Me të vërtetë, ata që i kanë bërë këto imazhe do të ndëshkohen në ditën e gjykimit, duke iu thënë: ‘Ngjallini ato që krijuat!’.”

Transmetom Bukhari (2105) dhe Muslimi (2107).

Rrjedhimisht ajo i grisi ato dhe i bëri ato jastëkë për t’u mbështetur mbi to. Dijetarët argumentojnë se imazhet që nuk madhërohen janë të padëmshme. Rreziku në imazhe qëndron në madhërimi e tyre. Me rastin e jomadhërimit rreziku largohet. Kështu mendojnë shumica e dijetarëve.

Dijetarët e tjerë mendojnë se as imazhet që nuk madhërohen nuk lejohet të mbeten. Ata mendojnë se nuk duhet të ketë imazhe në dyshekë apo në ndonjë gjë tjetër që mbështetësh. Ky mendim është padyshim më i sigurt.

Pyetje: E revistat me imazhe?

Përgjigje: Ka dy lloje revista. Një, qëllimi i të cilës janë imazhet (revistë fotosh). Ato nuk janë të lejuara. Një tjetër është shkencore. Ato imazhe lejohen sepse ato nuk janë objektiv i revistës.

Pyetje: E imazhet në rrobat e fëmijëve?

Përgjigje: Përgjegjësit të fëmijëve nuk u lejohet që t’u veshë fëmijëve rroba me imazhe.

Shpërndaje: