Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet ta shtosh mundin në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit

Shejkh Sulejman er-Ruhejli
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatuslimane.com

Nuk është nga sunneti dhe nuk është mirë për ty, o rob i Allahut, që gjendjen tënde në dhjetë ditët e fundit të Ramazanit ta kesh njësoj si në ditët e kaluara, duhet ta shtosh mundin në dhjetë ditët e fundit, duhet të shtosh veprat e mira, duhet të shtosh nënshtrimin, nëse në dhjetë ditët e para e ke lexuar Kuranin një herë (tërësisht), në dhjetë ditët e fundit duhet ta lexosh dy, tre, katër ose pesë herë.

Kishte prej selefëve që në dhjetë ditët e fundit e lexonin Kuranin 20 herë për shkak të përpjekjeve të mëdha që bënin në adhurim.

Shpërndaje: