Imam Muhammed Nasir-ud-Din el-Albani (d. 1420)
Burimi: Silsilat-ul-Ahadith es-Sahihah (6/1/105)
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
2549 – Profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka thënë:
“I biri i Hatabit ka të drejtë.”
Transmetohet nga Ahmedi1 i cili tha: Muhammed bin Xhaferi na tregoi: Shu’beh na tregoi, nga el-Azrak bin Kais, nga Abdullah bin Rabah, nga një burrë nga sahabët e profetit (salAllahu alejhi ue selem) i cili tha:
“Pasi që i dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) e kishte falur namazin e ikindisë një njeri u ngritë dhe filloi të falet, Umeri e pa dhe i tha: “Ulu. Ithtarët e librit u shkatërruan vetëm për shkak se ata nuk linin një hapësirë në mes të namazeve të tyre.” I dërguari i Allahut (salAllahu alejhi ue selem) tha: “I biri i Hatabit e ka mirë.”
Zinxhiri është autentik dhe transmetuesit janë të besueshëm dhe janë transmetuesit e Bukharit. Që sahabiu është i panjohur nuk dëmton asgjë. Sipas transmetimit të Ebu Davudit2 ai është Ebu Ramtheh. Ky transmetim transmetohet nga el-Minhal bin Khlifah, nga al-Azrak bin Kais. El-Minhal është i dobët.
Megjithatë, është një hadith tjetër që dëshmon për këtë, hadithi i Muavijës (radijAllahu anhu) se profeti (salAllahu alejhi ue selem) ka urdhëruar që dy namaze të mos falen menjëherë një pas tjetrës derisa të flet, ose të dalë. Është transmetuar nga Muslimi dhe të tjerët, dhe përmendet në “Sahih Sunnen Ebi Davud” 3.
Hadith është ndalim i qartë për të falur namazin sunnet menjëherë pas namazit farz pa folur apo pa dalur jashtë. Kështu veprojnë shumë joarab dhe sidomos turqit. Ne mund të shohim në dy xhamitë e shenjta, imamit nuk i ipet as kohë që të përfundojë namazin farz, ndërsa ata ngrihen nga të gjitha anët për të falur namazin e sunnetit.
__________________________
1 el-Musned (5/368).
2 1007.
3 1034.