“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet të lexohet e gjithë sureja El-Bekare

Myftiu Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (55)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: I dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Vërtet, shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet sureja El-Bekare.”

A duhet të lexohet e gjithë sureja El-Bekare apo vetëm aq sa të kemi mundësi?

Përgjigje: Duhet të lexohet e gjithë sureja, jo vetëm disa pjesë të saj.

Ai ﷺ tha:

“… në të cilën lexohet sureja El-Bekare.”

Domethënë, e gjithë sureja.


Hadithi i plotë:

Ebu Hurejra -radijAllahu anhu- rrëfeu se i dërguari i Allahut ﷺ ka thënë:

“Mos i bëni shtëpitë tuaja si varreza. Vërtet, shejtani ikën nga shtëpia në të cilën lexohet sureja El-Bekare.”

Transmeton Muslimi (780).

Shpërndaje: