Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Fet’hul Mexhid (67), min: 59:30
Burimi: https://www.alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/fathul-majd20-01-1439h-01.mp3
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: A lejohet mbytja e pesë kafshëve të dëmshme1 pa arsye?
Përgjigje: Po. Për t’u shpëtuar problemeve të tyre lejohet mbytja e tyre në harem (Mekë) dhe përtej haremit sepse ato janë të bezdisshme. Ato duhet të mbyten si parandalim.
1 Profeti ﷺ ka thënë:
“Pesë kafshët e dëmshme duhet të mbyten edhe në harem: miu, akrepi, sorra, skifteri dhe qeni sulmues.” (Bukhari (3314) dhe Muslimi (1198).