Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duhet zgjedhur mësues me dituri të besueshme, sinqeritet dhe metodologji të pastër

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Data e fetvas 3/11-1427 ose 23/11-2006

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: “Disa njerëz me shkrimet e tyre, davetin madje edhe fetvatë që i japin, i paraprijnë të rinjëve që të bien në tekfir dhe mosbindje ndaj udhëheqësit. Si munt t´i njohim ata përmes fjalëve të tyre? Dhe si t´i paralajmërojmë të tjerët ndaj tyre? Dhe si duhet të marrim dijen vetëm nga dijetarët e mëdhenjë?”

Përgjigje: “Nuk ka dyshim se autorët e librave kanë orientime të ndryshme. Secili shkruan për atë që i përshtatet atij, pavarësisht nëse ajo është e saktë apo jo. Fillestarët dhe studentët duhet të zgjedhin mësues me dituri të besueshme, me sinqeritet dhe metodologji të drejtë për të mësuar tek ata dhe të lexojnë librat e tyre. E të qëndrojnë larg nga njerëzit e metodologjive të ndryshme që janë në kundërshtim me të drejtën.

Nuk duhet mësuar tek këta njerëz e as nuk duhet lexuar librat e tyre sepse ka një lloj paqartësie dhe dyshimi në to edhe nëse nuk ndikojnë menjëher. Kur ata të arrijnë një dituri të një niveli në mënyrë që ata të mund të dallojnë në mes të drejtës dhe të gabuarës, ska të keqe nëse ata lexojnë në mënyrë që ta dinë të vërtetën dha ta përhapin atë dhe ta njohin të kotën e tyre dhe të paralajmërojnë kundër saj.”

Shpërndaje: