Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Duke e falur jacinë iu kujtohet se nuk e ka falur akshamin

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan  

Burimi: Sherh Tefsir-ish-Shejkh Muhamed bin Abdil-Vehab (24)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë e shtyva namazin e akshamit në kohë të jacisë, sepse isha udhëtar. Fala jacinë me xhemat dhe harrova se nuk e kam falur akshamin, ku mu kujtua në teshehudin e fundit të jacisë. A duhet ta kthejë jacinë në aksham duke qenë se hyra në namaz një rekat më vonë, apo ta fali akshamin pas jacisë?

Përgjigje: Jo, nuk falet jacia para akshamit. Megjithatë, është në rregull në qoftëse harron ta falësh akshamin dhe kjo të kujtohet vetëm pasi ta kesh falur jacinë. Në këtë rast, ti e falë akshamin pas jacisë.

Por nëse të kujtohet gjatë namazit të jacisë, atëherë e bënë namazin e jacisë namaz nafile dhe pastaj e falë akshamin dhe në fund jacinë.

Shpërndaje: