Alameh Bakr bin Abdil-lah Ebu Zejd
Burimi: Hirasat-ul-Fadhilah, fq. 32
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Xhilbabi është një veshje e trashë që mbulon gratë nga koka deri tek këmbët. Ajo mbulon tërë trupin e saj, duke përfshirë rrobat dhe stolitë. Ajo gjithashtu quhet mula’ah, milhafah, rida, dithar dhe kisa. Kjo është ajo që quhet aba’ah dhe që vishet nga gratë në Gadishullin Arabik.
Xhilbabi vendoset mbi kokë dhe shami, khimar, dhe mbi gjithë trupin e saj dhe stolitë e saj që ajo të mbulon këmbët e saj. Që xhilbabi vërtetë të përmbush funksionin e tij, është që të mbulojë gjymtyrët e gruas, rrobat dhe stolitë, kërkohet që të përmbush kërkesat e mëposhtme:
1 – Duhet të jetë i trashë dhe jo transparent dhe i hollë.
2 – Nuk duhet të jetë i ngushtë.
3 – Duhet të jetë i gjërë në mënyrë që të mos zbulojë gjymtyrët.
4 – Duhet të jetë i hapur te mëngët dhe vrimat e mëngëve duhe të jenë të ngushta.
5 – Duhet të vendoset mbi kokë dhe jo mbi supe. Vendosja e tij mbi supe devijon nga emri xhilbab me të cilin Allahu i ka obliguar gratë besimtare, sepse zbulon pjesët e formave të trupit. Përveç kësaj na kujton veshjën e meshkujve.
6 – Nuk duhet të jetë i stolisur vetvetiu as nuk duhet të ketë stoli në të si qëndisjet, stolitë, simbolet dhe shkrime.
7 – Duhet të mbulojë tërë trupin nga koka deri tek thembrat e këmbëve. Në këtë mënyrë ne e dimë se një xhilbab që zgjatë vetëm tek gjunjtë nuk është në përputhje me sheriatin.
Është një trend i ri që gruaja e shkruan emrin e saj apo inicialet në xhilbabin e saj në gjuhën arabe apo ndonjë gjuhë tjetër, në mënyrë që kushdo që sheh e atë e lexon emrin e saj. Kjo është një absurditet i ri që e ka goditur gruan. Kjo është një sprovë e madhe që i shkakton probleme asaj. Ndalohet prodhimi dhe tregtia e rrobave të tilla.