Alameh Abdurr-Rrahman bin Nasir es-Sa’di (v. 1376)
Tejsir-ul-Kerim, fq. 300
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -tebarek ue te ala- tregoi se magjistarët thanë:
“Ti po hakmerresh ndaj nesh vetëm pse besuam shenjat e Zotit tonë, posa na erdhën. O Zoti ynë, na jep durim të madh dhe bëna të vdesim muslimanë!” El-A’raf, 7:126
Do të thotë e vetmja gjë për të cilën po na kritikon dhe kërcënon është se ne u besuam shenjave të Zotit tonë kur ato na arritën.
Nuk kemi bërë asnjë mëkat tjetër. Nëse ky është një mëkat, vepruesi i të cilit meriton të dënohet, atëherë le të jetë ky mëkati ynë.
Pastaj e lutën Allahun për përqëndrim dhe durim dhe thanë:
“O Zoti ynë, na jep durim të madh dhe bëna të vdesim muslimanë!”
Na jep durim të madh, sepse durimi përmendet në formë të pacaktuar. Ishte një sprovë e madhe e cila çoi në vdekjen e njerëzve, prandaj kërkoi durim të madh.
Zemrat duhej të stabilizoheshin dhe besimtarët duhej të ndiheshin të qetë në besimin e tyre dhe t’i shpëtonin një ankthi të madh.
”…dhe bëna të vdesim muslimanë!”
Për derisa ne i nënshtrohemi urdhrit Tënde dhe ndjekim të dërguarin Tënd. Me sa duket atyre u ndodhën këto gjëra me të cilat u kërcënuan dhe Allahu ua bëri zemrat të qëndrueshme.