Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Durimi është obligim kur ndodhin fatkeqësitë

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetësi: Të qenurit i durueshëm kur ndodhin gjëra të tilla.

Shejhu: Po, të qenurit i durueshëm kur ndodhin fatkeqësitë është obligim.

Allahu -xhela ue ala- thotë:

“Prandaj përgëzoji të duruarit, të cilët, kur i godet ndonjë fatkeqësi thonë: “Të Allahut jemi dhe vetëm tek Ai do të kthehemi!” El-Bekare, 2:155-156

Kështu që njeriu duhet të jetë i durueshëm.

Kur i kërkuan profetit ﷺ që të shkojë te njëra nga vajzat e tij sepse djali i saj ishte në prag të vdekjes.

Ai ﷺ tha:

“Vërtet, e Allahut është ajo që Ai merr dhe Atij i takon ajo që Ai jep, dhe çdo gjë tek Ai është me një afat të caktuar, andaj le të bëjë durim dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut!”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.


Hadithi i plotë:

Usame ibn Zejd ibn Harithe -radijAllahu anhu- tregon se njëra prej vajzave të profetit ﷺ i çoi fjalë atij: “Djali im po vdes prandaj eja sa më shpejt!”

Ai ﷺ i dërgoi selam dhe e porositi me këto fjalë:

“Vërtet, e Allahut është ajo që Ai merr dhe Atij i takon ajo që Ai jep, dhe çdo gjë tek Ai është me një afat të caktuar, andaj le të bëjë durim dhe të shpresojë shpërblimin e Allahut!”

Vajza e profetit ﷺ e dërgoi përsëri dhe i betohet që të vijë. Profeti ﷺ u ngrit në këmbë, e me të ishin: Sa’d ibn Ubadeh, Muadh ibn Xhebeli, Ubej ibn Ka’bi, Zejd ibn Thabiti dhe disa burra të tjerë. Kur profeti ﷺ erdhi te vajza e tij, e mori djaloshin në pre­hrin e vet, djaloshi po merrte frymë i shqetësuar dhe trupi i dridhej, profetit ﷺ filluan t’i rridhnin lotët rrëke.

Sa’di i tha: “Ç’është kjo, o i dërguari i Allahut?

Ai ﷺ tha: “Kjo është mëshirë të cilën Allahu e vendos në zemrat e robërve të Tij.”

Kurse në një transmetim tjetër thuhet: “Kjo është mëshirë të cilën Allahu e vendos në zemrat e robërve të Tij të cilëve dëshiron, dhe padyshim që Allahu mëshiron nga robërit e Tij, ata që janë të mëshirshëm ndaj të tjerëve.”

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Enesi -radijAllahu anhu- rrëfeu se profeti ﷺ kaloi pranë një gruaje e cila vajtonte pranë një varri dhe i tha: “Kije frikë Allahun dhe bëj durim!”

Ajo tha: “Largohu prej meje sepse ty nuk të ka goditur ajo që më ka goditur mua.”

Ajo nuk e njohu atë ﷺ. I treguan se ai ishte profeti ﷺ. Ajo menjëherë shkoi tek shtëpia e profetit ﷺ, tek e cila nuk gjeti roje dhe i tha: “Nuk të njoha.”

Ai ﷺ i tha: “Me të vërtetë, durimi është në goditjen e parë.”

Në një formulim tjetër përmendet se ajo qante për fëmijën që sapo i kishte vdekur.

Transmeton Bukhari dhe Muslimi.

Shpërndaje: