Imam Abdurr-Rrahman bin El-Xhauzi El-Hanbeli (v. 597)
Ahkam-un-Nisa, fq. 107-108
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Gruaja duhet ta dijë se ajo është si një robëreshë në raport me burrin e saj. Ajo nuk duhet të disponojë veten apo pasurinë e saj pa lejen e burrit. Duhet t’i japë përparësi të drejtës së tij para të drejtave të saj dhe të afërmve të saj. Ajo duhet të jetë gjithmonë e gatshme ta lejojë atë të shijojë atë në të gjitha mënyrat higjienike. Nuk duhet të mburret para tij me bukurinë e saj, e as ta qortojë për ndonjë mangësi që ai mund të ketë.
El-Esmai ka thënë: “Isha në shkretëtirë kur pashë një grua shumë të bukur e cila ishte e martuar me një burrë të shëmtuar.
I thashë: “Si mund të jesh e lumtur që je e martuar me të?”
Ajo tha: “Ndoshta ai është më i mirë se unë në atë që është mes tij dhe Krijuesit të tij, prandaj Allahu më ka bërë shpërblim për të. Ose ndoshta unë jam më e keqe, prandaj Allahu e ka bërë atë dënim për mua.”
Gruaja duhet të bëjë durim me vështirësitë që mund t’i vijnë nga burri i saj ashtu siç bën durim skllavi (me pronarin e tij).
Është transmetuar se Abdul-Malik ibn Maruani dëgjoi për një grua që posedonte cilësitë më të mira. Kur ajo ishte , e pyeti për gjendjen e saj.
Ajo tha: “Nuk harroj kurrë se unë jam pronë e jotja.”
Atëherë ai tha: “Kjo cilësi i tejkalon të gjitha të tjerat.”
Ne kemi transmetuar sesi Abdul-Malik bin Meruani dëgjoi për një grua që zotëronte cilësitë më të mira.
Kur ajo hyri tek ai (pasi u martuan), ai e pyeti për gjendjen e saj.
Ajo tha: “Nuk harroj se jam nën pronësinë tënde.”
Ai tha: “Kjo cilësi i tejkalon të gjitha cilësitë e tjera.”