Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Durimi i Selefive mes tyre

Shejkh Sulejman bin Selim er-Ruhejli 

Burimi: http://www.sahab.net/forums/index.php?showtopic=143105

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një herë vizituam Shejkh Salih el-Feuzanin – Allahu e ruajttë!-. Ra fjala në lidhje me atë që mund të ndodhë mes Selefive. Ne nuk po flasim për atë që ndodh në mes Selefive dhe Pasusve të Bidateve. Ajo është gjë e vjetër. Ne flasim për atë që mund të ndodhë ndonjëherë mes Selefive. Ai na dha një këshillë të mirë:

”Nëse ajo është diçka që mund të varroset, ajo duhet të varroset. Në qoftë se ajo nuk mund të varroset duhet korigjuar atë pa i kënaqur Pasuesit e Bidateve.”

Ai e ka për qëllim ajo që mund të varroset janë çështje personale, sikurse njëri e përgojon tjetrin dhe të ngjashme. Kjo mund të varroset. Duhet të varroset. Lidhur me çështjet fetare dhe të ngjashme, ato duhet të korrigjohen përmes këshillimmit. Përveç kësaj, duhet ditur se pak njerëz të mirë janë të rrethuar nga shumë njerëz të këqinjë. Ata ndoshta gëzohen më shumë që ne të shqetësohemi se sa për paganët.

Ne e vizituam Shejkh Rabin dhe përmendëm çështje të ngjashme.

Këshilla e tij ishte:

”Vazhdoni të bëni durim, të bëni durim deri sa nuk është e mundur për të duruar më.”

Ai -Allahu e ruajttë!- tregoi se si ai bëri durim me disa njerëz rreth dhjetë vite. Kjo padyshim është një veprim të cilës duhet ti kushtohet vëmendje. Duhet kushtuar rëndësi kësaj çështje.

Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë lidhur me drejtimin e safave në namaz:

”Jeni të butë në duart e vëllezërve tuaj.”

Çfarë të themi kur është fjala për të urdhëruar për të mirë dhe për të qenë të vëmendshëm ndaj së keqes? Ne duhet të jemi të butë në duart e vëllezërve tanë dhe të mos jemi mendjemëdhenj. Ne duhet të mendojmë mirë për ta dhe të mos kemi paragjykime. Njeriu kurrë nuk mund të arrijë lumturinë pa një zemër të shëndetshme. Zemra bëhet e shëndoshë kur ajo pastrohet nga të gjitha ndytësitë dhe qëllimi të jetë për hirë të Allahut Subhanehu ue Te ala.

Shpërndaje: