“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Durimi me burrin i cili nuk falet

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (60) 

Burimi: http://alfawzan.af.org.sa/sites/default/files/Ighatsah%2006-02-1438%20-.mp3

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A i lejohet gruas që të vazhdoj të durojë me burrin e saj i cili nuk falet apo duhet të kërkojë ndarje?

Përgjigje: Po, ajo duhet ta bëjë këtë. Asaj nuk i lejohet që të jetojë me të, nëse ai nuk falet. Ai që me qëllim e lë namazin bëhet kafir.

Allahu (Xhela ue Ala) ka thënë:

يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا جَاءكُمُ الْمُؤْمِنَاتُ مُهَاجِرَاتٍ فَامْتَحِنُوهُنَّ اللَّهُ أَعْلَمُ بِإِيمَانِهِنَّ فَإِنْ عَلِمْتُمُوهُنَّ مُؤْمِنَاتٍ فَلَا تَرْجِعُوهُنَّ إِلَى الْكُفَّارِ لَا هُنَّ حِلٌّ لَّهُمْ وَلَا هُمْ يَحِلُّونَ لَهُنَّ

“O ju që besuat, kur t’ju vijnë besimtaret e shpërngulura (prej Mekes), provoni besnikërinë e tyre, ndonëse Allahu di më së miri për besimin e tyre; nëse vërtetoni se ato janë besimtare, atëherë mos i ktheni ato te jobesimtarët, sepse as ato nuk janë të lejuara për ta e as ata nuk janë të lejuar për to.” 60:10

Ai që me qëllim e lë namazin është kafir dhe i dalur nga Islami. Ai që e lë namazin nga neglizhenca nuk ka hise në Islam.

Shpërndaje: