Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Durimi i Shejkh Rabis me Jahja el-Haxhurin

Shejkh Abdul-Aziz bin Jahja el-Burai

Burimi: http://www.olamayemen.net/default_ar.aspx?id=8778

Data e fetvas: 20/5-1434 ose 1/4-2013

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Flitet shumë sot se ti je shkaku i fjalës së fundit të Shejkh Rabis në lidhje me Shejh el-Haxhurin, duke pasur parasysh se ti ke udhëtuar për në Arabinë Saudite. A është kjo e vërtetë?

Përgjigje: Kjo nuk është e vërtetë. Unë arrita në Arabinë Saudite, por kjo qëlloi në të njëjtën kohë kur foli Shejkhu. Unë nuk munda të takohem me Shejkh Rabinë deri pasi ai kishte folur. Unë arrita të hënën. Unë nuk mund të takohesha me të, të martën, sepse unë isha ende i lodhur. Të mërkurën unë shkova në në-Taif për të vizituar disa të afërm. Fjalët e Shejkhut janë thënë kur isha në et-Taif. Allahu e di më mirë se nëse Shejkh Rabi e dinte nëse unë kisha ardhur apo jo. Sikurse thashë unë nuk munda ta vizitojë atë para se ai kishte folur rreth kësaj.

Por në qoftë se do të ishte kështu, kjo nuk ndryshon asgjë realitetin. Shejkhu është i ditur. Ai e di se çfarë thotë ai. Ai e di se kur duhet të flas. Ai tha se kishte duruar më të për shtatë vite. Çfarë është thënë më pas? Pa marrë parasysh zgjerimin në këtë shpjegim, këto fjalë nuk janë të vërteta.

Madje unë mësova se disa njerëz këtu në Ib, kanë thënë për mua se ka shkuar (e Shejkhu) shejtani  që bën vesvese. Allahu le të merret të. I ankohem Allahut për të. Unë nuk e fal atë. Pra, kjo do të thotë që unë jam vesvasul hannas? D.m.th. jam iblis?. Na mjafton Allahu, sa mbrojtës i mirë që është Ai.

Si do që të jetë, me deklaratat e dijetarëve është që ti konfirmojmë ato nga të gjitha anët. Përndryshe, fjalët e dijetarëve janë fjalët e dijetarëve.

Kur një person sprovohet me atë që një dijetarë ta kritikojnë atë, ai nuk duhet të rekrutojë mijëra fyerje ndaj dijetarit. Kjo nuk i ka hije. Ehl-us-Sunneti nuk sillen kështu me dijetarët. A të hedhë poshtë një dijetar për hir të vetvetes? një dijetar i cili ka hedhur poshtë bidatçitë e tërë botës dhe me të cilin Allahu e ka ndihmuar Sunnetin në mbarë botën? Me të Allahu shkatërroi librat devijuese në mbarë botën. A i përket metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit që të hedh poshtë dijetarët për shkak të këtyre motiveve?

Prej metodologjisë së Ehl-us-Sunnetit është që nëse një dijetar e kritikon një person, duhet të shikojë nëse kjo kritikë është me vende. Nëse kjo është e vërtetë, ai pendohet para Allahut dhe kërkojnë falje dhe e përmirëson vetën. Në qoftë se ajo nuk është me vend, ai sillet i butë në mënyrë që ai mund t’ia shpjegojë të vërtetën dijetarit, i cili ka keqkuptuar çështjen. Kjo duhet të bëhet me respekt, mirësjellje dhe duke ditur të drejtën që ka dijetari për ta nderuar. Në qoftë se nuk ndodhë as e para dhe as e dyta, dhe ai nuk është në gjendje të bëjë asgjë, ai e di se sprovat janë nga Allahu se ai duhet të durojë me to.

Imam Bukhari është fyer nga edh Dhuhli. Ai shpjegoi veten e tij dhe e mbrojti veten. Asgjë nuk ndihmoi. Ai duroi. Pavarësisht nga kjo, ai vazhdoi të konsiderojë edh-Dhuhlin si një prej dijetarëve. Ai vazhdoi të transmetoj hadithe prej tij në “Sahi Bukhari” pavarësisht asaj që edh-Dhuhli, i cili ishte me ndikim, bëri që Bukhari u dëbua kudo. Së fundi, Buhari iu lut Allahut që të vdes. Ai duroi dhe shpresoi shpërblim. Që ne të rekrutojmë njerëz kundër dijetarëve, nëse diçka e ngjashme do të na ndodhë neve, kjo nuk i përket sjelljes së Ehl-us-Sunnetit me dijetarët.

 

Shpërndaje: