Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Ligjërata: Sherh Ighathat-il-Lahfan (72)
Përktheu: Valdet Gashi
Pyetje: Allahu (azze ue xhel) i ka thënë profetit të Tij ﷺ:
وَأْمُرْ أَهْلَكَ بِالصَّلَاةِ وَاصْطَبِرْ عَلَيْهَا
”Urdhëroje familjen tënde të falë namazin dhe ji i durueshëm në këtë!”1
A bie në kundërshtim me fjalët e profetit ﷺ:
”Kënaqësia e syve të mi është në namaz.” 2?
Përgjigje: Ajeti d.m.th. ji i durueshëm kur urdhëron familjen tënde të falë namazin. Sepse mund të jetë e rëndë për njeriun kur urdhëron për namaz. Ai ndoshta ka vështirësi me fëmijët e tij dhe e braktisë urdhrin për namaz. Duro kur i urdhëron ata të falen. Vazhdo me këtë.
1 20:132
2 Bejhaki (7/78). Dhehebi ka thënë:
”Zinxhiri i transmetimit është i fortë.” (Mizan-ul-I’tidal (2/177))
Ibnul-Mulakin ka thënë:
”Zinxhiri i transmetimit është autentik.” (el-Bedr el-Munir (1/501))