Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dy dënimet në varr

Alameh Abdul-‘Aziz bin Abdilah er-Raxhi

Burimi: el-Hidajah er-Rabbanijjah Sherh el-Akidah et-Tahauijjeh

https://twitter.com/AbduazizCenter/status/544566168481058816/photo/1

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ka dy dënime në varr:

Një dënim është i përjetshëm dhe ky i godet kufarët.

Një dënim është i përkohshëm dhe ky i godet mëkatarët. Mëkatari dënohet sipas mëkatit të tij. Dënimi mund të ndërpritet nëse një i afërm apo dikush tjetër lutet për të, jep lëmoshë për të, kërkon falje për të apo bënë haxhë për të.

Shpërndaje: