Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
El-Xheuab Es-Sahîh (1/254-255)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Allahu -te ala- përmendi ndarjen e hënës së bashku me afrimin e çastit sepse ndarja e hënës vërtetoi nga njëra anë se trupat qiellorë mund të ndahen, e që përndryshe do të jetë shenja më e madhe para çastit, dhe nga ana tjetër gjithashtu dëshmoi profetësinë e Muhamedit ﷺ e cila gjithashtu është një shenjë para çastit.
Allahu -te ala- përmend disa herë shenjat e mëdha së bashku me shenjat e vogla, siç është rasti në suren “El-Uakia”, ku Ai fillimisht përmendi shenjat e mëdha dhe më pas shenjat e vogla.
Jo rrallë ato përmenden në këtë mënyrë në Kuran, ndër të tjera në suren “Kaf”, “El-Kijame”, “Et-Tekathur” dhe “El-Fexhr”.
Hadithet për ndarjen e hënës janë të njohura.
Ibn Mesudi -radijAllahu anhu- tha: “Gjatë kohës së të dërguarit të Allahut ﷺ hëna u nda në dy pjesë: njëra pjesë ishte mbi mal, ndërsa pjesa tjetër nën mal.”
I dërguari i Allahut ﷺ tha: “Dëshmoni!”
Kurejshët thanë: ”Kjo është magjia e Ibn Ebi Kebshe.”
Njëri prej tyre tha: “Shikoni çfarë thonë udhëtarët sepse Muhamedi nuk mund t’i magjepsë të gjithë. Kur erdhën udhëtarët thanë se kishin parë të njëjtën gjë.”
Transmeton Bukhari (2800), (4486) dhe Muslimi (44).
“Banorët e Mekës i kërkuan profetit ﷺ një shenjë, pas së cilës ai u tregoi atyre hënën të ndarë në dy pjesë, në mënyrë që ata t’i shihnin ato në të dyja anët e Hira-së. Atëherë u shpall ajeti:
”Çasti i kiametit u afrua dhe hëna u ça!” Por, megjithatë, kur shohin ndonjë shenjë, ata kthejnë shpinën dhe thonë: “Këto janë magji të vazhdueshme!” El-Kamer, 54:1
Transmeton Bukhari (3365) dhe Muslimi (3802).
Hadithi është autentik dhe i njohur, dhe është transmetuar nga Ibn Mesudi, Enesi bin Maliku, Ibn Abbasi dhe Hudhejfe -radijAllahu anhum-.
Ibnul-Xheuzi ka thënë: “Transmetime autentike lidhur me ndarjen e hënës janë transmetuar nga Ibn Umeri, Ibn Mesudi, Ibn Abbasi dhe Enesi -radijAllahu anhum-.” El-Uefa bi Ahual-il-Mustafa (1/272-273).