Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dy gabimet kryesore në të emëruarit me termin “Vehabizëm”

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: “El-Bejan li Akhta Ba’dil-Kuttab”, fq. 88-89

Përgatiti:www.perlatmuslimane.com

Termi “Vehabizëm” është gabim si për nga aspekti i formulimit të tij, po ashtu edhe nga domethënia në të cilën përdoret.

Lidhur me formulimin, kjo nuk i atribuohet personit tek i cili e ka bërë  këtë thirrje, pra Shejkh Muhammedit, por i atribuohet Abdul-Uehabit babait të tij i cili nuk kishte asgjë të bëjë me këtë thirrje.

Dhe kjo është totalisht diçka e gabuar. Atriboimi i saktë në këtë rast duhet të jetë “Muhamedijjeh”. Mirëpo ata e kanë parë se ta quash dikë me këtë emër, është diçka e lavdërueshme (ngase emërimi përkon me atë të të dërguarit të Allahut ﷺ.

Prandaj, ata e falsifikuan këtë fakt.

Sa për domethënien, kjo thirrje nuk ka braktisur në asnjë formë kornizat e selefëve në mesin e sahabëve, tebiinëve dhe Tabi-tebiinëve. Në vend të quhet “vehabizëm”, është e detyrueshme për ta quajtur këtë thirrje “selefizëm”.

Personi i cili thërriti në këtë thirrje nuk ka shpikur diçka që mund t’i atribuohet atij ndryshe nga disidentët/thirrësit e sekteve devijuese siç janë Ismailijeh, Keramitah etj.

Nëse këto sekte do të quheshin “selefijeh”, njerëzit dhe historia do ta kishin refuzuar këtë emër, sepse ata fare nuk pasojnë rrugën e selefëve. Në vend të kësaj, ato janë sekte që janë të shpikura nga themeluesit e tyre.

Prandaj, termi i saktë kushtimisht që do të ishte i drejtë për tu përdorur në lidhje me thirrjen e shejkh Muhammed bin Abdil-Uehabit do të ishte thirrja “Muhamedijjeh” apo “selefijeh”.

Por pasi ky  emërtim i zemëroi armiqtë, ata e shtrembëruan atë. Prandaj, termi “vehabizëm” nuk ishte i njohur në mesin e pasuesve të shejkhut.

Ky term erdhi nga kundërshtarët e tyre. Në fakt, ata i vulosin gjithë ata që pasojnë Selefët me këtë etiketim. Qëllimi i kundërshtarit me këtë etiketë është që ta përjashtojnë thirrjen e shejkhut nga metodologjia e shëndoshë.

Shpërndaje: