Alameh Bakr bin Abdil-lah Ebu Zejd
Burimi: Hirasat-ul-Fadhilah, fq. 29-30
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Hixhabi ka një definim të përgjithshëm dhe do të thotë “mbulim”. Hixhabi është ajo me të cilën gruaja e mbulon trupin dhe bukuritë e saj, si dhe stolitë dhe rrobat, nga burrat e huaj.
Hixhabi i gruas përbëhet nga dy pjesë:
1 – Hixhab (mbulesë) që do të thotë se ajo qëndron në shtëpi. Në këtë mënyrë, ajo shmang shikimet e burravet të huaj dhe përzierjen me ta.
2 – Hixhabi me rroba të përbëra nga xhilbabi dhe khimari i quajtur gjithashtu aba’ah dhe mesfa. Definimi i hixhabit me rroba është që gruaja të mbuloj tërë trupin e saj duke përfshirë edhe fytyrën, duart dhe këmbët dhe stolitë e saj nga burrat e huaj në mënyrë që ata të mos munden të shohin asgjë prej saj. Ky hixhab përbëhet pikërisht nga xhilbabi dhe khimari.