Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dy kushtet për tu pranuar adhurimi

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit. Të gjitha lavdërimet dhe falënderimet i takojnë Allahut, selami dhe salauati janë për dërguarin e Allahut.

Çdo lloj vepre prej adhurimeve fetare duhet patjetër të plotësojë dy kushte në mënyrë që Allahu (subhanehu ue te ala) ta pranojë atë.

Kushti i parë; që të bëhet me sinqeritet duke kërkuar me këtë fytyrën e Allahut, duke mos patur në të as syefaqësi dhe as dëshirën që të flitet për të dhe të pashoqëruar me shirk.

Kushti i dytë; që vepra të jetë në përputhje me sunnetin e të dërguarit të Allahut ashtu siç thotë Allahu (te ala):

 ”Nuk është ashtu (si thonë ata), por ai që e nënshtron fytyrën e tij ndaj Allahut dhe është prej punëmirëve, ai e ka shpërblimin e tij tek Zoti i tij, për ta nuk do të ketë frikë dhe as nuk do të dëshpërohen.” 2:112

Thënia e Tij: 

”Ai që e nënshtron fytyrën e tij ndaj Allahut.”

do të thotë ai që e bëri veprën e tij të sinqertë vetëm për Allahun, të pastër nga shirku, të pastër nga bidatet dhe të pastër nga gjithçka tjetër që e zvogëlon shpërblimin e punës së drejtë ose që e anulon atë plotësisht.

Ky është njëri kusht.

Kushti tjetër është që të jetë në përputhje me sunnetin e të dërguarit të Allahut dhe që gjendet në thënien e Tij:

”dhe është prej punëmirëve.”

domethënë pasues i të dërguarit . Pra besimtari nuk e adhuron Allahun përveçse me atë që e ka ligjësuar ky i dërguar dhe atë që nuk e ka ligjësuar i dërguari, atëherë ajo refuzohet.

Ai tha:

”Kush kryen një vepër që nuk është nga çështja jonë (feja), ajo i refuzohet.”

Ai gjithashtu tha:

”Prandaj kapuni për sunnetin tim dhe sunnetin e kalifëve të drejtë e udhëzues që do të vijnë pas meje. Kapuni për të dhe shtrëngojeni me dhëmballë. Ju paralajmëroj kundër risive sepse çdo risi është bidat, çdo bidat është devijim dhe çdo devijim është në zjarr.”

Çdo vepër patjetër duhet t’i plotësojë këto dy kushte:

1-Sinqeritetin dhe 2- pasimin e sunnetit.

Ajo vepër që nuk i plotëson këto dy kushte është e refuzuar, e papranuar, duke u bazuar në fjalën e profetit :

Kush kryen një vepër që nuk është nga çështja jonë (feja), ajo i refuzohet.”

D.m.th. i refuzohet dhe nuk e pranon Allahu (subhanehu ue teala).

Ajo që është obligim për muslimanin është që t’i kushtojë rëndësi veprave të tij, si në aspektin e të qënit i sinqertë në adhurimin e tij ndaj Allahut ashtu dhe në aspektin e pasimit të profetit .Nëse vepra e tij nuk është e tillë (që nuk i përmbush të dy kushtet e lartpërmendura), atëherë ajo është e kotë, i refuzohet atij që e kryen atë dhe Allahu (azze ue xhel) nuk ia pranon.

Kur muslimani kryen një vepër të caktuar, ai dëshiron që me anë të kryerjes së asaj vepre të shpërblehet. Pra përderisa kërkon shpërblimin nga Allahu për kryerjen e asaj vepre, atëherë duhet të përmbushë këto dy kushte, që ajo vepër të bëhet me sinqeritet duke kërkuar me këtë fytyrën e Allahut, duke mos patur në të as syefaqësi, as dëshirën që të flitet për të dhe të pashoqëruar me shirk dhe që vepra të jetë në përputhje me sunnetin e të dërguarit të Allahut , e pastër nga bidatet dhe nga risitë në fe.

Ky synim nuk realizohet vetëm se duke mësuar besimin e saktë dhe sunnetin profetik në mënyrë që të ecë në këtë rrugë ku veprat e tij do të jenë të sinqerta vetëm për Allahun dhe në përputhje me sunnetin e të dërguarit . Duke qenë i sinqertë në adhurimin e tij ndaj Allahut dhe duke e pasuar të dërguarin . Nëse jo, atëherë vepra e tij do të bëhet hi dhe pluhur ashtu sikurse ka thënë Allahu (xhele ue ala):

”E Ne i kthehemi ndonjë vepre që ata (kufarët, mushrikët) kanë bërë dhe e bëjmë atë hi e pluhur.” 25:23

Dhe Allahu (te ala) gjithashtu ka thënë:

”E veprat e atyre që nuk besuan janë si valët (nga rrezet e diellit) në një rrafshinë, ku i etshmi mendon se është ujë derisa i afrohet atij nuk gjen asgjë, por aty e gjen Allahun dhe Ai do t’ia japë llogarinë e tij. Allahu është i shpejtë në llogaritje.” 24:39

Dhe Allahu (te ala) e di më së miri, selami dhe salauati janë për profetin tonë Muhammed, mbi tërë familjen e tij dhe mbi shokët e tij.

Shpërndaje: