Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dy lloje të agjëruesve

Imam Zejn-ud-Din bin Rexheb el-Hanbeli (v. 795)

Burimi: Lata’iful-Me’arif, fq. 217-221
Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Ka dy lloje të agjëruesve:

I pari: Ai që lë ushqimin, pijet dhe epshet për hir të Allahut duke shpresuar të fitojë për këtë shpërblimin në xhenet. Ky person bën shitblerje me Allahun – ngase Allahu nuk ia humb shpërblimin atij që bën vepra të mira dhe çdokush që bën diçka për Allahun nuk do të zhgënjehet. Përkundrazi ai do të fitoj shpërblimin më të madh.

I dërguari i i tha një njeriu:

”Nuk do të lësh diçka nga frika ndaj Allahut veçse Allahu do të jep diçka më të mirë se ajo (të cilën e ke lënë).” 1

Agjëruesi do t’i jepet në xhenet atë që Allahu dëshiron t’i japë nga ushqimi, pija dhe nga gratë.

Allahu ka thënë:

Hani e pini shijshëm sepse në ditët e kaluara ju e fituat këtë.” 2

Muxhahidi dhe të tjerët kanë thënë: “Ky ajet është shpallur në lidhje me agjëruesit.”

Ja’kub bin Jusuf el-Hanefi ka thënë: “Na kanë treguar se Allahu do tu thotë të afërmve të Tij në ditën e gjykimit: “O të afërmit e mi! Shpesh Unë ju kam parë ju në tokë me buzë të thara, me sy të varur dhe me stomake të zbrazura. Tani shijoni shpërblimin e merituar dhe kushtoni kohë pijeve: 

”Nuk do të lësh diçka nga frika ndaj Allahut veçse Allahu do të jep diçka më të mirë se ajo (të cilën e ke lënë).”

Hasan el-Basri ka thënë: “Hyria, do t’i thotë të afërmit të Allahut atëherë kur ai është ulur anash saj pranë lumit nga mjalti, nga i cili do t’i japë atij një gotë me mjaltë: “Allahu të shikoi ty një ditë vere ndërsa ishe duke përjetuar etje të rëndë. Ai mburrej me ty para engjëjve të Tij duke u thënë: “Shikoni robin Tim! Ai ka lënë gruan e tij, dëshirat dhe kënaqësitë, ushqimin dhe pijen për të fituar atë që është tek Unë. Dëshmoni edhe ju se e kam falur atë.” Atë ditë, Ai të ka falur, dhe më martojë mua me ty.”

Buhari dhe Muslimi kanë transmetuar se profeti ka thënë: 

“Është një portë në xhenet që quhet Rejjan nga e cila do të hyjnë agjëruesit dhe askush tjetër nuk do të hyjë andej, përveç atyre.” 3

E dyta: Ai që agjëron në mënyrë që t’i shmanget epsheve; ai mbron kokën dhe stomakun e tij, e kujton vdekjen dhe të kalburit. Ai dëshiron jetën e përtejme dhe për këtë arsye braktis kënaqësitë e kësaj bote.

Kënaqësia më e madhe e tij është kur ai takohet me Zotin dhe gëzimi i tij është kur ai do ta sheh Atë. Kushdo që agjëron në mënyrë që t’i shmanget epsheve, do t’i arrij ato nesër në xhenet dhe shpërblimin për këtë e ka ditën kur ai takohet me Zotin e tij:

”E kush shpreson për takimin me Allahun dhe sigurisht që përcaktimi i Allahut po vjen.” 4

O ju që pendoheni! Agjëroni sot nga prekjet e epshit tuaj e do të keni festën e të ngrënit atëherë kur ta takoni Zotin tuaj. Të mos u duket se koha është e gjatë ngase kalon ngadalë sepse shumica e ditëve të agjërimit kanë kaluar dhe dita e takimit (me Allahun) është afruar.


[1] Ahmedi (5/79).
[2] 69:24.
[3] Bukhari (1896) dhe Muslimi (1152).
[4] 29:5.

Shpërndaje: