“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dy llojet e magjisë

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Et-Ta’likat El-Mukhtasarah alal-Akidah Et-Tahauijeh, fq. 249-250
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Ekzistojnë dy lloje të magjive:

1 – Magjia e vërtetë. Magjia e vërtetë mund të ndikojë në trupin e personit të magjepsur dhe të shkaktojë sëmundje. Ajo mund të ndikojë edhe në psikikën e tij dhe madje ta vrasë atë. Kjo është një veprim satanik.

2 – Magjia joreale.

Allahu -te ala- ka thënë:

“Atij iu dukeshin se litarët dhe shkopinjtë e tyre po lëviznin me shpejtësi (si gjarpërinj), për shkak të magjisë së tyre.” Taha, 20:66

Praktikuesi mund të kryejë një mashtrim që perceptohet në një mënyrë të caktuar nga syri. E në realitet është joreale. Ai mund të duket sikur pret veten me shpatë, ha gozhda, zjarr ose qelq, ecën në zjarr, e kalojnë me makina, qëndron mbi gjemba, tërheq makina me flokët e tij ose të kryejë magji me copa letre që shndërrohen në para. Kur magjia pushon, paratë kthehen në copa letre. Këto veprime janë tipike për hajdut xhepash. Shembuj të tjerë janë kur ata bëjnë që një mbrumbull të duket si dele ose ecin mbi tela të hollë. Ky i fundit quhet akrobatikë dhe kryhet nga klounët.

Të gjitha këto të përmendurat janë gënjeshtra dhe mashtrime, dhe një magji joreale; sapo magjia pushon, gjithçka kthehet në gjendjen normale. Prandaj nuk duhet të mashtrohemi prej tyre, t’u besojmë apo t’i lejojmë të ndikojnë mbi fëmijët tanë ose në vendin tonë.

 

 

Shpërndaje: