Shejkh Abdurr-Rrazak bin Abdul-Muhsin el-Abbad
Burimi: Et-Tuhfetus-Senijjeh, fq. 30
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Sundimi i Allahut mbi krijimin ndahet në dy lloje:
1 – I përgjithshëm.
2 – Specifik.
Sundimi i përgjithshëm- do të thotë se Allahu është Zoti i gjithë krijimit, Ai i furnizon krijesat me mjete jetese, dhunti, shëndet dhe faktorë të tjerë të përgjithshëm, që kanë të bëjnë me myslimanin, jomyslimanin, të devotshmin dhe mëkatarin.
Sundimi i veçantë- nënkupton se Allahu është Ai që i furnizon robërit me besim, udhëzim, bindje dhe adhurim. Ky lloj është i veçantë vetëm për besimtarin.