Alameh Abdul-Aziz bin Abd-Allah Al Esh-Shejkh
Et-Temhid, fq.398-399
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Ka dy lloje të syfaqësisë (rija’):
E para: Syfaqësia e hipokritëve, e cila është fshehja e mosbesimit dhe shfaqja e Islamit për hir të njerëzve. Ky lloj i syfaqësisë është kufër i madh. Allahu i Madhëruar i ka përshkruar hipokritët me fjalët e Tij:
“Në të vërtetë hipokritët përpiqen ta mashtrojnë Allahun, por është Ai që i mashtron ata. Kur ngrihen për namaz, ngrihen me përtaci sa për t’u dukur para njerëzve dhe Allahun e përmendin fare pak.” En-Nisa, 4:142
”…sa për t’u dukur para njerëzve…”
Kjo është fshehja e mosbesimit dhe shfaqja e Islamit.
Lloji i dytë: Syfaqësia e myslimanëve, qofshin burra apo gra, të cilët e bëjnë veprën vetëm për t’u parë nga njerëzit. Ose e tërë vepra bëhet me syfaqësi, ose vetëm një pjesë e saj.
Ky është shirk i fshehur (shirk hafij), i cili e pakëson teuhidin e njeriut, por nuk e anulon atë tërësisht.