Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/14512
Përgatiti: www.perlatmuslimane.com
Pyetje në lidhje me teuesulin (ndërmjetësimin), llojet e tij, dhe lutjet e njerzëve të mirë ?
Përgjigje: Ndërmjetësimi (Teuesuli) është dy lloje, legjitim (i lejuar) dhe i ndaluar. Ndërmjetësimi i lejuar është ai i cili bëhet nëpërmjet emrave dhe cilësive të Allahut, apo me ndonjë vepër të mirë, dhe ndërmjetësimi nëpërmjet lutjeve të të gjallëve që janë prezent, duke lutur ata që të bëjnë dua për ty, për ndonjë qështje. Të gjitha këto jan të lejuar.
Kurse ndërmjetësimi nëpërmjet krijesave, nëpërmjet hakut të dikujt, personalitetit të tij, apo mirësis së tij është ndërmjetësim i ndaluar, dhe nëse dikush sakrifikon diçka prej ibadetit për dikënd në mënyrë që ai të ndërmjetësoj për të, ka bërë shirkë të madhë, siç ka qenë në kohën e injorancës, thotë Allahu tebareke ue teala:
(وَيَعْبُدُونَمِنْدُونِاللَّهِمَالايَضُرُّهُمْوَلايَنْفَعُهُمْوَيَقُولُونَهَؤُلاءِشُفَعَاؤُنَاعِنْدَاللَّهِ
”Ata adhurojnë në vend të Allahut atë që nuk u bën dëm, as nuk u sjell dobi dhe thonë: ”Këta janë ndërmjetësuesit tanë te Allahu!” Junus: ajeti 18
Ashtu siç veprojn sot shumica e adhuruesve të varreve të cilët u afrohen të vdekurve me disa lloje të adhurimeve dhe thojnë ata do të ndërmjetësojn për neve tek Allahu, e nuk ka dyshim se ky është shirk i madhë.