Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dy rrobat që plotësojnë qëllimin e mbulesës së trupit

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (101)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Zoti ynë, i Lartësuari i ka urdhëruar gratë që të veshin Xhilbab. Ne e dimë qëllimin e kësaj veshjeje, e që është të mbulohet trupi dhe të fshehën bukuritë e saj. Pra, qëllimi nga ky urdhër është të shmangurit nga sprovat.

Nëse Xhilbabi zëvendësohet me një rrobë tjetër e cila është më ndryshe, si p.sh. dy veshjet – një e sipërme dhe një e poshtme – të cilat gratë i veshin në Siri dhe Jordani dhe që as nuk quhen as ”Aba’ah” apo ”Xhilbab”, ndërsa ato mbulojnë trupin ashtu sikurse Xhilbabi, atëherë qëllimi i mbulesës plotësohet pikërisht ashtu siç duhet.

Pra, është e detyrueshme për të mbuluar trupin me veshje si ‘Aba’ah apo edhe me diçka më të mirë nëse është e mundur. Megjithëkëtë, ajo duhet të vesh shaminë në çdo rast.

Qëllimi pra nuk është veshja vetëm e ‘Aba’as. Qëllimi është që gruaja të privojë veten nga shikimi i meshkujve. Pra, nëse ka një veshje që plotëson të njëjtin qëllim dhe ajo njëkohësisht ka veshur shaminë, atëherë kjo veshje është e lejuar dhe nuk ka të keqe në të.

Shpërndaje: