Imam Ibn Kethir ed-Dimeshkij (v. 774)
Burimi: Tefsir el-Kuran el-Adhim (2/47)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Xhabir bin Semureh (radijAllahu anhu) ka thënë:
“E kam dëgjuar profetin (salAllahu alejhi ue selem) duke thënë: “Çështja e njerëzve vazhdimisht do të jetë progresive për derisa dymbëdhjetë burra i udhëheqin ata.” Pastaj profeti (salAllahu alejhi ue selem) tha diçka që unë nuk e dëgjova, prandaj unë e pyeta: “Çfarë tha profeti?” Ata thanë: “Ai tha se të gjithë do të jenë prej Kurejshëve.”
Formulimi transmetohet nga Muslimi.
Hadithi është lajm i mirë se do të ketë dymbëdhjetë kalifë të drejtë të cilët do të zbatojnë të vërtetën dhe drejtësinë. Nuk është kusht që ata të jetojnë njëri pas tjerit. Katër prej tyre jetuan njëri pas tjetrit; Ebu Bekri, Umeri, Uthmani dhe Aliu (radijAllahu anhum). I pesti është Umer bin Abdul-Azizi, diçka që dijetarët imamë nuk dyshojnë. Ka edhe disa nga Benul-Abas. Kijameti nuk do të ndodhë derisa ata të kenë mbretëruar. Duket qartë së edhe Mehdiu është një prej tyre. Hadithet rreth tij përmendin se ai dhe babai i tij do të kenë të njëjtin emër si profeti (salAllahu alejhi ue selem) dhe babai i tij, dhe se ai do ta mbushë botën me drejtësi pasi ajo ka qenë e mbushur me padrejtësi dhe shtypje.
Ky Mehdi nuk është ai të cilën Rafidat besojnë se ekziston tani dhe pastaj del nga shpella në Samara. Kjo nuk është e vërtetë fare dhe nuk ekziston fare. Ky është vetëm një shembull i një marrëzisë dhe fantazive të dobëta. Këta dymbëdhjetë kalifët nuk janë dymbëdhjetë imamët të cilët Rafidat e çmendur dhe budallenjë besojnë.