Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dyqanet duhet mbyllur gjatë namazeve

Imam Salih bin Feuzan El-Feuzan
Sherh Umdet-il-Fikh (27)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Disa shkrimtarë thonë se nuk ka asnjë provë që biznesi duhet të mbyllet gjatë me pesë namazeve…

Përgjigje: E ajetet:

”O besimtarë, mos lejoni që pasuria dhe fëmijët tuaj t’ju largojnë nga të përmendurit e Allahut. Ata që e bëjnë këtë, të tillët janë të humburit.” El-Munafikun, 63:9

“O besimtarë, kur të thirreni për (të falur) namazin (e xhumasë) në ditën e premte, nxitoni për ta përmendur Allahun dhe pezulloni tregtinë! Kjo, që ta dini është më mirë për ju!” El-Xhumuah, 62:9

”Në xhamitë, që Allahu ka urdhëruar të ngrihen e të përmendet aty emri i Tij, Atë e lavdërojnë në mëngjes dhe mbrëmje, njerëz, të cilët shitblerja nuk i pengon për të përmendur Allahut dhe të cilët falin namazin dhe japin zekatin…” En-Nur, 24:36-37?

Cili është qëndrimi i këtyre njerëzve injorantë ose të cilëve nuk iu intereson kjo çështje ndaj këtyre ajete?

Sigurisht që dyqanet duhet të mbyllen gjatë namazit të xhumasë dhe namazeve të tjera. Kjo është praktikë e muslimanëve dhe mënyrë e urdhërimit për në të mirën dhe ndalimit nga e keqja.

Shpërndaje: