“Nuk i kam krijuar xhinët dhe njerëzit veçse që të më adhurojnë Mua.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshime lidhur me nijetin rreth abdesit dhe namazit

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan

Burimi: http://www.alfawzan.af.org.sa/node/7889

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Nëse një person dyshon në nijetin e tij lidhur me abdesin dhe namazin, a duhet t’i përsëris ato?

Përgjigje: Nëse këto janë vesvese (pëshpëritje të shejtanit) nuk duhet t’i kushtohet fare vëmendje. Por në qoftë se nuk është vesvese dhe ai ka dyshime, atëherë ai duhet ta dijë se pasi që ka marrë abdes dhe ka shkuar në xhami dhe qëndron në saf për namaz, ky veprim është vetë nijeti. Qëllimi është në zemër dhe vepër e saj, ndërsa të shprehurit e nijetit me gojë është bidat.

Shpërndaje: