“Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë.” [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshime rreth mishit të importuar

Alameh Abdul-Aziz bin Abdil-lah er-Raxhihi

Burimi: Fataua Mutanauui’ah (2/12)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: A bien pulat e importuar nën atë që është e dyshuar?

Përgjigje: Në parim neve na lejohet të hamë atë që theret nga pasuesit e librit,  Allahu (te ala) ka thënë:

وَطَعَامُ الَّذِينَ أُوتُوا الْكِتَابَ حِلٌّ لَكُمْ

 “Ushqimi i ithtarëve të librit është i lejuar për ju dhe ushqimi juaj është i lejuar për ta.” 1

Pasuesit e librit janë jehudët dhe nasarat (të krishterët). Ndërsa therjet nga vendet komuniste nuk janë hallall, sepse ata nuk janë pasues të librit.

Nëse nuk e dimë nëse mishi i tyre është therur sipas parimeve Islame, ajo bëhet e dyshimtë prandaj duhet të shmanget.

Profeti ﷺ ka thënë:

“Lëreni atë që dyshoni dhe merreni atë nuk dyshoni.” 2

Ka pula në vendet muslimane. Kushdo që dyshon në mënyrën e therjes duhet të qëndrojë larg saj dhe me këtë të ruaj fenë e tij.


1 5:5

2 Ibn Hibani (722).

Shpërndaje: