Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshimet e krishterëve në lidhje me motrën e Harunit shfaqin injorancën e tyre

Shejkhul Islam Ibnu Tejmijeh (v. 728)

Burimi: el-Xheuvab es-Sahih li men beddala Din-el-Mesih (1/140)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Një i krishterë pyeti në lidhje me fjalët e Allahut (Te ala):

يَا أُخْتَ هَارُونَ مَا كَانَ أَبُوكِ امْرَأَ سَوْءٍ وَمَا كَانَتْ أُمُّكِ بَغِيًّا

Oj motra e Harunit, babai yt nuk ishte njeri i prishur e as nëna jote nuk ka qenë e pamoralshme.19:28

me besimin se ky Haruni ishte vëllai i Musait, “biri i Imranit, dhe se ky Imrani ishte babai i Merjemes, nënës së Mesiut. Kur profetit (salAllahu alejhi ue selem) iu bë kjo pyetje, ai tha se ky nuk është i njëjti Harun dhe se ata e kishin zakon që ti emëronin bijtë e tyre sipas profetëve dhe të mirëve.

Disa të krishterë e fyejnë Kuranin për shkak të kësaj. Këta injorant të mëdhenj nuk e dinë se të gjithë njerëzit e dinë se ishte një distancë e gjatë kohore midis Musait dhe Isait, prandaj ishte e pamundur që Musai dhe Haruni të ishin dajallarët e Isaut. Këtë e di njeriu më i paditur nga pasuesit e Muhammedit (salAllahu alejhi ue selem), e lëre më vetë Muhammedi (salAllahu alejhi ue selem).

Shpërndaje: