Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshimet rreth abdesit dhe zgjidhja e tyre

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (51 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Kjo gruaja thotë: Unë jam një grua që dyshoj shumë rreth vlefshmërisë së abdesit. Unë e përsëris abdesin disa herë derisa e humb shpresën mbi vlefshmërinë e abdesit. Cila është zgjidhja sipas jush o shejkh i nderuar?”

Përgjigje: ”Zgjidhja është se çdo njeri e din se sa herë i ka larë pjesët e trupit. Nëse ajo i lan ato një herë, atëherë kjo i mjafton asaj. Nëse ajo i lan ato edhe një herë tjetër, në këtë rast është më e plotë se hera e parë. Nëse ajo i lan ato për herë të tretë, në këtë rast është akoma më e plotë se dy herët e tjera. Nëse ajo i lan ato për herë të katërt, Profeti salAllahu alejhi ue selem ka thënë (në lidhje me personin i cili i pastron ato më shumë se tri herë):

”Ai ka gabuar, i ka tejkaluar (kufijtë) dhe ka bërë padrejtësi.”

A dëshiron që të cilësohesh me këto tri cilësi: Gabimtar, tejkalues i kufijve dhe i padrejtë? Askush nuk e dëshiron këtë gjë, kështu që këputja shejtanit litarin e tij.

Nëse i ke larë pjesët tri herë atëherë largohu nga lavamani, mbështetju Allahut dhe falu.

Unë jam i sigurtë se ai i cili është sprovuar me këto vesvese (Allahu na ruajttë ne edhe juve prej tyre), shejtani i thotë atij: Ti nuk je falur, ti nuk e ke kryer namazin farz, nuk ke plotësuar një shtyllë nga shtyllat e islamit dhe nëse vdes në këtë gjendje, nuk ke për të vdekur në natyrshmëri, dhe ka për t`i thënë atij fjalë të ngjashme.

Mos u shqetëso për këtë! Kërkoi ndihmë Allahut dhe thuaj:

أعوذ بالله من الشيطان الرجيم

”Kërkoj mbrojtjen e Allahut nga shejtani i mallkuar.”

Njeriu duhet ta dijë se Allahu e njeh atë dhe se Ai do ta pyes atë se pse ai i kundërshtoi argumentet që erdhën nga i Dërguari i tij. Çfarë është transmetuar nga i Dërguari ytë (përkëtë çështje)? Tri herë (të lahen pjesët e abdesit) apo njëzet herë? Tri herë.

Ai do të pyetet në ditën e gjykimit se çfarë të shtyu ty që të shtosh mbi atë që tha i Dërguari ytë? Ti je më i mirë apo Ai? A mangësoi diçka i Dërguari Im kur të kumtoi ty shpalljen? Ai nuk ka mangësuar asgjë, Ai salAllahu alejhi ue selem ka marrë abdes duke i larë të gjitha nga një herë, më pas (herë tjetër) duke i larë nga dy herë dhe më pas (herë tjetër) duke i larë nga tri herë, për t`ia qartësuar umetit të tij se të gjitha këto (mënyra) janë të lejuara, dhe për këtë falenderimet i takojnë Allahut.

Kështu që, ne i themi kësaj gruaje: Kije frikë Allahun në vetveten tënde dhe përmbaju larjes (marrjes abdes) vetëm tri herë. Çohu dhe mos e vepro më atë që thua në vetveten tënde se abdesi nuk është i saktë apo kur falesh thua në vetvete se namazi nuk është plotësuar. Mos të të shqetësojnë vesveset e shejtanit.

Kjo gjë do të jetë e vështirë për të për një javë, dy javë, një muaj apo dy muaj. Kjo gjë do të jetë më e vështirë për të se sa të mbaj pesha të rënda. Porse ajo duhet të kërkojë ndihmë tek Allahu dhe të qendrojë e vendosur përpara armikut të Allahut. Ajo duhet të kërkojë ndihmë tek Allahu para çdo gjëje.”

Shpërndaje: