Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

Dyshimi gjatë namazit në lidhje me rrjedhjet nga organi gjenital

Komisioni i Përhershëm për Kërkime dhe Fetva

Burimi: Fetvaja nr. 2/18386

www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Unë jam një grua e vjetër që kisha menstruacione deri para pak kohësh. Për këtë arsye, kur unë falem, shpeshherë ndjej sikur diçka po rrjedh nga organi, por në realitet nuk ka asgjë. Gjithashtu, dua të shtoj se unë pastrohem me kujdes të madh. Çfarë të bëj?

Përgjigje: Ndjenja se diçka del nga organi, nuk është asgjë tjetër pos dyshim, dhe padyshim se kjo është prej vesveseve që vijnë nga shejtani. Në rast të tillë, as nuk prishet abdesi dhe as namazi. Kjo është prej llojit të vesveseve që nuk duhet t’i kushtohet vëmendje.

Allahu na dhëntë sukses. Salavatet dhe selamet qofshin mbi profetin tonë Muhammed, mbi familjen dhe shokët e tij.

Shpërndaje: