Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E falë akshamin me imamin i cili e falë jacinë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (3 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Një burrë do ta bashkojë namazin e akshamit me atë të jacisë. Kur ai hynë në xhami për ta falur namazin e akshamit, ai e kupton se imami është duke e falur namazin e jacisë. Si duhet ai të falet me imamin në këtë rast? A keni një fetva të njohur në lidhje me këtë?”

Përgjigje: ”Mendimi më i saktë në këtë çështje është se ai i hynë në namaz për ta falur namazin e akshamit. Kur imami ngritet për në rekatin e katërt ai (xhematliu) rri ulur, e kryen teshehhudin dhe e përfundon namazin.”

Pyetje: ”Kjo fetua është e njohur. Por a nuk e kundërshtonë kjo hadithin e profetit salAllahu alejhi ue selem:

”Imami është caktuar vetëm për t’u pasuar. Zbrit në ruku kur ai zbret në ruku dhe zbrit në sexhde kur ai zbret në sexhde.”?

Përgjigje: ”Atë që po themë nuk e kundërshton hadithin. Ky person po e pason imamin. Por kur ai dëshiron të kryejë teshehhudin, ai synon të ndahet prej imamit. Ai ka një arsye të përcaktuar për këtë veprim sepse akshami nuk përbëhet prej më shumë se tri rekate. Një person i cili ndahet nga imami për shkak të një arsye të ligjësuar, nuk konsiderohet kundështues i imamit e as mëkatarë.”

Shpërndaje: