Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E fal ikindinë kur dielli të jetë zverdhur

Imam Muhammed el-Amin esh-Shenkiti (v. 1393)

Burimi: Adhua-ul-Baajn (1/230)

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com

Transmetimet që thonë se koha e faljes së ikindisë vazhdon deri në perëndim të diellit, vlejnë vetëm për njerëzit e arsyetuar, për shembull, gruaja periudha menstruale e të cilës ka pushuar, personi i cili u konvertua në Islam, fëmija që është bërë seksualisht i pjekur, personi pa vetëdije i cili është shëruar, i zgjuari nga gjumi dhe i sëmuri që u shërua. Ky bashkim i kuptimeve të haditheve dëshmohet nga ajo që Enesi tregoi se ai e kishte dëgjuar të dërguarin e Allahut duke thënë:

“Ky është namazi i hipokritit. Ai ulet dhe e përcjell diellin. Kur dielli është midis dy brirëve të shejtanit, ai ngrihet, çoket katër (i falë katër rekate shpejt) dhe e kujton Allahun pak.”1

Sipas hadithit nuk lejohet që pa arsye të shtyhet ikindia derisa dielli të zverdhet (pasditen e vonshme).


1 Ahmedi, Muslimi (2/110), Ebu Daudi, Tirmidhi dhe Nesai.

Shpërndaje: