Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E fal namazin e sabahut kur të jetë zgjuar për punë

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: el-Lika esh-Shehri (75 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: ”Cili është vendimi mbi atë që e fal namazin e sabahut kur ai zgjohet për të shkuar në punë, e cila zakonisht ndodhë rreth orës 07:30?”

Përgjigje: ”Ka dijetarë që besojnë se ai i cili qëllimisht braktis vetëm një namaz të vetëm në mënyrë që koha e tij skadon, ai ka bërë kufër të madh në mënyrë që ka dalur nga feja. Shtyrja e një namazi në mënyrë që koha e tij të skadoj pa asnjë arsye paraprake të ligjësuar dhe pastaj ta falë atë, kjo është e kotë dhe e pavlefshme.

Dijetarë të tjerë besojnë se mosbesimi aplikohet mbi atë që braktis namazin në tërësi; ai as nuk e falë namazin e sabahut apo ndonjë namaz tjetër. Ky mendim duket të jetë më shumë në përputhje me argumentet. Në këtë rast, personi nuk del nga feja sipas mendimit për të cilin unë besoj që të jetë më i saktë. Megjithatë, gjendja e tij është tmerrësisht kritike. Por në qoftë se ai beson se lejohet të shtyjë namazin e sabahut në mënyrë që koha e tij të skadoj, atëherë ai e ka mohuar obligimin e tij dhe prandaj del nga feja.”

Shpërndaje: