Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Burimi: Lika el-Bab el-Maftuh (30 B), min: 7:17
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Një namazfalës i cili ishte duke falur namaz nafile, u bë imam i një namazfalësi tjetër që ishte duke e falur farzin. Namazi farz ishte katër rekate. Imami bëri teslim pas dy rekateve pas së cilës namazliu që falej pas tij u ngrit dhe e plotësoi namazin e tij. Cili është gjykimi për këtë?
Përgjigje: Lejohet që personi që fal namaz nafile të jetë imam i një personi që fal namaz farz. Lejohet gjithashtu që imami të fal dy rekate dhe personi që falet pas tij të plotësojë namazin farz më pas. Mu’adh bin Xhebeli (radijAllahu anhu) falte namazin farz (namazin e jacisë) me profetin ﷺ dhe pastaj kthehej tek populli i tij për t’u bërë imam i tyre në të njëjtin namaz. Për të ky namaz ishte vullnetar, për ta ishte farz.