Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E fsheh bursën shkollore nga babai koprrac

Imam Muhammed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)

Burimi: Bab el-Lika el-Maftuh (9 B)

Përgatiti: www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Një grua ka një fëmijë që merr bursë. Babai i tij është koprrac dhe kërkon që çdo monedhë në shtëpi ti shkoj atij. Gruaja e fsheh këtë bursë prej burrit, sepse ajo thotë se po e furnizon fëmijën dhe po blenë gjëra të nevojshme për shtëpi. Ajo thotë se në qoftë se i kërkon burrit para, ai nuk do t’i jep para dhe do të fillojë të grindet me të. Çfarë thoni në lidhje me këtë?

Përgjigje: Atë që ajo fsheh nga babai për të furnizuar të birin është e pa dëmshme. Ndërsa asaj nuk i lejohet që të përdorë paratë e birit për të blerë gjëra të nevojshme për shtëpi, sepse kjo është detyra e babait. Ndërsa asaj i lejohet të merr nga paratë e babait për të blerë gjëra për shtëpi edhe pse ai nuk e di në lidhje me këtë. Hind bint Utbeh (radijAllahu anha) ka thënë duke u ankuar për burrin e saj Ebu Sufjanin:

“O i dërguari i Allahut! Ebu Sufjani është njeri koprrac, ai nuk nuk më jep aq sa më nevojitet për të mbuluar nevojat e mia dhe të fëmijëve të mi, përveç nëse marr nga pasuria e tij pa e ditur ai.
Merrni ti dhe bijtë tuaj aq sa iu mjafton, por pa shpërdorim

Profeti i tha: “Merr nga pasuria e tij aq sa të mjafton ty dhe fëmijëve tuaj, por pa shpërdorim!” Bukhari (5364) dhe Muslimi (1714).

Pyetje: A i lejohet të birit që vetë ti mbajë paratë e tij për të jetuar prej tyre, në qoftë se ai është i frikësuar nga babai?

Përgjigje: Përderisa ai ka nevojë për shpenzime, atëherë nuk ka asnjë problem që ai ti fsheh nga babai i tij.

Shpërndaje: