Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (v. 1420)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Nga disa prej imamëve të xhamive ndodhin disa gabime, p.sh. nganjëherë imami ngrihet për në rekatin e tretë para se të ulet në teshehudin e parë, dhe pasi është ngritur, kujtohet se ka gabuar dhe ulet para se ta njoftojë atë xhemati. Dhe në këtë rast ai nuk bëri suxhud-us-sehu (dy sexhdet e harresës), a duhet të bëjë suxhud-us-sehu apo jo?
Përgjigju Po. Nëse u ngrit pasi që kishte harruar, pastaj kujtohet dhe ulet, ai duhet të bëjë suxhud-us-sehu dhe xhemati bëjnë suxhud-us-sehu me të po ashtu. Dhe nëse ai ngrihet nga injoranca, nuk është i obliguar me asgjë. Namazi i tij është – nëse Allahu dëshiron – i vlefshëm.