Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E humb vetëdijen sa herë që dëshiron të agjërojë

Shejkhul Islam Ahmed bin Tejmijeh (v. 728)
Mexhmu-ul-Fetaua (25/217-218)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Sa herë që një person dëshiron të agjërojë, ai humb ndjenjat, nxjerr shkumë nga goja dhe bie në tokë. Ai mbetet në këtë gjendje për disa ditë, sa që akuzohet se është i çmendur, gjë që nuk mund të konstatohet.

Përgjigje: Hamdi i takon Allahut. Nëse agjërimi e bën atë kaq të sëmurë, ai nuk duhet të agjërojë dhe më pas i kompenson ditët e humbura. Nëse ai gjithmonë do të përjetonte këtë gjendje kur agjëron, atëherë konsiderohet i paaftë për të agjëruar. Në këtë rast, ai duhet të ushqejë një person të varfër për çdo që nuk e ka agjëruar, dhe Allahu e di më së miri.

Shpërndaje: