Imam Abdul-Aziz bin Abdullah bin Baz (vdiq. 1420)
Burimi: Fetaua Islamijeh 3/125
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetje: Jam fejuar me një femër qe tre vite. Gjatë kësaj periudhe kohore unë i shkruaja asaj duke i thënë se pas martesës inshallah nuk do ta lejoj atë që të punojë në vende ku ka përzierje me meshkuj dhe nuk do ta lejoj që ajo t’ia zgjasë dorën meshkujve të cilët nuk janë mahrem për të. Unë e këshilloja atë duke ia cekur shumë ajete e hadithe dhe fetva të dijetarëve në lidhje me çështjet e lartpërmendura dhe çështje të tjera, ndërsa ajo gjithnjë ma kthente se do t’ia jep dorën djalit të xhaxhait, djalit të dajës e djemve të komshinjve. Gjithashtu, ajo thoshte edhe se do të punojë në vende ku ka përzierje mes meshkujve e femrave. Këto gjëra unë ia kam vënë asaj si kushte në mënyrë që pas martesës të mos ndodhin fërkime dhe probleme mes nesh, kurse fjalët e mia i konsideroj si mendime të obligueshme që ajo duhet të punojë sipas tyre. Kërkoj nga shejkhu ynë i ndershëm që të më këshillojë dhe të më udhëzojë në atë se çfarë më duhet të bëj!
Përgjigje: Ky është një kushtëzim i mirë sepse është obligim për gruan që të mbulohet para meshkujve të cilët nuk janë mahrem për të. Gjithashtu është obligim për të që të mos u flet atyre për dore sepse Allahu (azze ue xhel) thotë:
وَإِذَا سَأَلْتُمُوهُنَّ مَتَاعًا فَاسْأَلُوهُنَّ مِن وَرَاء حِجَابٍ ذَلِكُمْ أَطْهَرُ لِقُلُوبِكُمْ وَقُلُوبِهِنَّ
“Kur të kërkoni prej grave të profetit diçka, kërkojeni prapa perdes sepse kjo është më e pastër për zemrat tuaja dhe të atyre.” 33:53
Ky ajet përfshin gratë e profetit ﷺ dhe të gjitha gratë e tjera, siç është edhe parimorja në shpalljen e Allahut, ngase Allahu e dërgoi të dërguarin e Tij salAllahu alejhi ue selem tek të gjithë njerëzit, prandaj nuk lejohet që me ndonjë argument të specifikohet dikush, përveç nëse për këtë specifikë ka argument të posaçëm. Kur të kthehemi tek ky ajet, atëherë shohim se shkaku i ligjësimit të këtij gjykimi është të poseduarit e një zemre të pastër, gjë për të cilën kanë nevojë të gjithë besimtarët e besimtaret.
Prej argumenteve të tjera kemi edhe fjalët e Allahut Azze ue Xhel kur thotë:
يَا أَيُّهَا النَّبِيُّ قُل لِّأَزْوَاجِكَ وَبَنَاتِكَ وَنِسَاء الْمُؤْمِنِينَ يُدْنِينَ عَلَيْهِنَّ مِن جَلَابِيبِهِنَّ ذَلِكَ أَدْنَى أَن يُعْرَفْنَ فَلَا يُؤْذَيْنَ وَكَانَ اللَّهُ غَفُورًا رَّحِيمًا
“O profet! Thuaju bashkëshorteve të tua dhe bijave të tua edhe bashkëshorteve të besimtarëve të lëshojnë vellon (xhilbabin) e tyre mbi gjithë trupin e tyre. Kjo do të ishte më e mirë që ato të mund të dallohen (si gra të ndershme) që të mos i shqetësojë (e ngacmojë) askush. Dhe Allahu është gjithnjë Falës i Madh, gjithnjë Mëshirëplotë.” 33:59
Dhe thotë Allahu:
وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا وَلْيَضْرِبْنَ بِخُمُرِهِنَّ عَلَى جُيُوبِهِنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا لِبُعُولَتِهِنَّ أَوْ آبَائِهِنَّ أَوْ آبَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ أَبْنَائِهِنَّ أَوْ أَبْنَاء بُعُولَتِهِنَّ أَوْ إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي إِخْوَانِهِنَّ أَوْ بَنِي أَخَوَاتِهِنَّ أَوْ نِسَائِهِنَّ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُنَّ أَوِ التَّابِعِينَ غَيْرِ أُوْلِي الْإِرْبَةِ مِنَ الرِّجَالِ أَوِ الطِّفْلِ الَّذِينَ لَمْ يَظْهَرُوا عَلَى عَوْرَاتِ النِّسَاء وَلَا يَضْرِبْنَ بِأَرْجُلِهِنَّ لِيُعْلَمَ مَا يُخْفِينَ مِن زِينَتِهِنَّ وَتُوبُوا إِلَى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
“Dhe, thuaju besimtareve, të ulin shikimin (nga e ndaluara) dhe t’i ruajnë organet e veta gjenitale; dhe të mos i shfaqin nga bukuritë (pjesët e trupit) përveç asaj që është e dukshme, dhe t’i mbulojnë kraharorët me khimar mbulesat e tyre të kokës (që mbulon gjithë trupin nga koka deri në fund të këmbëve, fytyrën, qafën e gjoksin) dhe të mos i shfaqin bukuritë e tyre përveç ndaj bashkëshortëve të tyre, baballarëve të tyre, ose ndaj vjehrrive të tyre, ndaj bijve të tyre ose bijve të burrit, ndaj vëllezërve të tyre ose bijve të vëllezërve dhe bijve të motrave të tyre, ndaj grave (muslimane) ose skllavëve të tyre ose shërbëtorëve nga meshkujt të cilët nuk ndiejnë nevojë për femrat ose fëmijët që nuk e kanë arritur pjekurinë për gra. Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre. Të gjithë ju, o besimtarë, pendohuni te Allahu, që të arrini shpëtimin!” 24:31
Me stoli përfshihen bukuritë e natyrshmërisë femërore duke përfshirë edhe fytyrën, duart, shputat e këmbëve etj. Këtu hyjnë edhe stolitë e vëna siç edhe nënkuptohet nga pjesa e fundit e ajetit:
“Dhe të mos i godasin këmbët e tyre për tokë që të shfaqin çfarë fshehin nga stolitë e tyre.”
Këtu bëjnë pjesë hallkat e vëna në këmbë seps shfaqja e të gjitha llojeve të zbukurimit/stolive është prej shkaqeve të fitnes tek meshkujt. E njëjta gjë është edhe në lidhje me moskujdesin në të folur, gjë e cila është prej shkaqeve prej të cilave meshkujt sprovohen (bëhet fitne) dhe ndikohen ata të cilët kanë zemra të sëmura, siç thotë Allahu në Kuran:
يَا نِسَاء النَّبِيِّ لَسْتُنَّ كَأَحَدٍ مِّنَ النِّسَاء إِنِ اتَّقَيْتُنَّ فَلَا تَخْضَعْنَ بِالْقَوْلِ فَيَطْمَعَ الَّذِي فِي قَلْبِهِ مَرَضٌ وَقُلْنَ قَوْلًا مَّعْرُوفًا
“O gratë e të dërguarit! Ju nuk jeni si gratë e tjera. Nëse i frikësoheni Allahut, mos flisni me përkdheli (llastim), që të mos ju dëshirojë ai që ka zemër epshore, por flisni drejt dhe në mënyrë të ndershme!” 33:32
Allahu Subhanehu ue Te’ala i ndaloi ato të flasin duke u llastuar dhe i urdhëroi që ato të flasin drejtë dhe mirë, do të thotë që të flasin pa llastim por jo edhe me egërsi. Nëse Allahu i paska ndaluar për këtë gjë gratë e Profetit salallahu alejhi ue selem dhe i paska ndaluar meshkujt e asaj kohe që të mos kërkojnë gjëra prej tyre përveç pas perdes, edhe pse nënat e besimtarëve kanë qenë nga më të ndershmet dhe më të moralshmet se çdo grua tjetër, atëherë kjo gjë vjen edhe më e fortë për gratë dhe meshkujt tjerë përpos tyre.
Kur jemi tek dhënia e dorës meshkujve të cilët nuk janë mahrem për të, kjo nuk është e lejuar për shkak se kjo është gjë që shkakton fitne. Në një hadith autentik i dërguari ﷺ thotë:
إني لا أصافح النساء
“Unë nuk ia jap dorën femrave.”
Aishah (radijAllahu anha) ka thënë: “
“Pasha Allahun, asnjëherë dora e të dërguarit ﷺ nuk ka prekur dorën e ndonjë gruaje të huaj dhe besatimin ua jepte vetëm me fjalë (e jo duke ua shtrënguar dorën).”
Është obligim i të gjithë besimtareve që të kapen dhe të pasojnë ligjet e Allahut, të ruhen nga ajo që Allahu ka ndaluar për to dhe të qëndrojnë larg gjërave që shkaktojnë fitne. Gjithashtu, është obligim për përgjegjësit e femrave që të kujdesen për to në gjëra të tilla, t’i orientojnë ato deri tek shkaqet që sjellin shpëtimin, lumturinë dhe përfundimin e mirë duke e jetësuar fjalën e Allahut:
وَتَعَاوَنُواْ عَلَى الْبرِّ وَالتَّقْوَى
“Ndihmojeni njëri-tjetrin në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat.” 5:2
Dhe fjalët e Allahut:
وَالْعَصْرِ {1} إِنَّ الْإِنسَانَ لَفِي خُسْرٍ {2} إِلَّا الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَتَوَاصَوْا بِالْحَقِّ وَتَوَاصَوْا بِالصَّبْرِ {3}
“Pasha kohën! Me të vërtetë, njeriu është në humbje, përveç atyre që besojnë dhe bëjnë vepra të mira, i këshillojnë njëri-tjetrit të vërtetën e i këshillojnë njëri-tjetrit durimin.” 103:1-3
Dhe fjalën e Allahut:
الرِّجَالُ قَوَّامُونَ عَلَى النِّسَاء بِمَا فَضَّلَ اللّهُ بَعْضَهُمْ عَلَى بَعْضٍ وَبِمَا أَنفَقُواْ مِنْ أَمْوَالِهِمْ
“Meshkujt kanë autoritet mbi gratë, meqë Allahu u ka dhënë disa cilësi mbi ato dhe meqë ata shpenzojnë për mbajtjen e tyre.” 4:33
Dhe fjalët e Allahut:
وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاء بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنِ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاَةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَـئِكَ سَيَرْحَمُهُمُ اللّهُ إِنَّ اللّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin. Ata urdhërojnë që të bëhen vepra të mira dhe i ndalojnë të këqijat; falin namazin, japin zeqatin dhe i binden Allahut dhe të dërguarit të Tij. Këta janë ata që do t’i mëshirojë Allahu. Se, Allahu me të vërtetë, është i Plotfuqishëm dhe i Urtë.” 9:71
Në këto ajete të cilat i përmendëm Allahu (subhaneh) ka obliguar në ndihmë ndaj njëri-tjetrit në punë të mira dhe në të ruajturit nga të këqijat dhe durim në këtë gjë. Në suren el-‘Asr ka sqaruar se përfitimi më i plotë, lumturia më e mirë dhe shpëtimi nga humbja është për pasuesit e imanit (besimtarët), është në të punuarit e veprave të mira dhe në këshillën ndaj njëri-tjetrit për në të vërtetën dhe në durim. Ndërsa, Allahu në ajetin e fundit të cilin e theksuam më lartë:
“Besimtarët dhe besimtaret janë miq për njëri-tjetrin.”
sqaron se mëshira e plotë fitohet nga ai i cili e praktikon fenë dhe është i bindur ndaj Allahut dhe të dërguarit të Tij ﷺ.
Është detyrë e çdo besimtari dhe besimtareje që të kapen fortë për fenë e Allahut, ta praktikojnë atë dhe të ruhen nga çdo gjë e cila është në kundërshtim me të. Kjo është forma e vetme përmes së cilës shpëton njeriu dhe e fiton atë që Allahu e ka premtuar për të gjithë besimtarët dhe besimtaret, siç thotë Allahu:
وَعَدَ اللّهُ الْمُؤْمِنِينَ وَالْمُؤْمِنَاتِ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِن تَحْتِهَا الأَنْهَارُ خَالِدِينَ فِيهَا وَمَسَاكِنَ طَيِّبَةً فِي جَنَّاتِ عَدْنٍ وَرِضْوَانٌ مِّنَ اللّهِ أَكْبَرُ ذَلِكَ هُوَ الْفَوْزُ الْعَظِيمُ
“Allahu u ka premtuar besimtarëve dhe besimtareve kopshte, nëpër të cilat rrjedhin lumenj dhe ku do të banojnë përgjithmonë, si dhe pallate të mrekullueshme në xhenetin e Adnit. Por kënaqësia prej Allahut është shpërblimi më i madh. Kjo është fitorja madhështore.” 9:72
E lus Allahun që të na jep sukses, të na udhëzojë dhe të na bëjë të qëndrueshëm neve dhe të gjithë myslimanët!
Ndërsa ty pyetës të këshillojmë që të kërkosh ndonjë grua besimtare tjetër, grua të devotshme ndryshe nga ajo të cilën e ke fejuar ti, e cila kundërshton t’i bindet urdhrave të sheriatit islam. Shpreso në mirësitë e Allahut dhe në një të ardhme të mirë nëse je i sinqertë në kërkesat që i ke ndaj Allahut dhe nëse ke frikë të sinqertë ndaj Tij. E themi këtë duke u bazuar në fjalët e Allahut:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مَخْرَجًا وَيَرْزُقْهُ مِنْ حَيْثُ لَا يَحْتَسِبُ
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’i gjejë rrugëdalje (nga çdo vështirësi) dhe do t’i jep risk prej nga nuk e pret.” 65:2-3
Dhe në fjalët e Allahut:
وَمَن يَتَّقِ اللَّهَ يَجْعَل لَّهُ مِنْ أَمْرِهِ يُسْرًا
“Atij që i frikësohet Allahut, Ai do t’ia lehtësojë çështjen.” 65:4
Dhe në thënien e profetit ﷺ:
افظ الله يحفظك
“Ruaje Allahun (kryeji obligimet dhe ndalohu prej ndalesave) e Ai të ruan ty.”
Allahu ta lehtësoftë çështjen, të dhëntë sukses e mirësi neve dhe ty në të ardhmen! Allahu e udhëzoftë të fejuarën tënde dhe e bëftë prej atyre që kapen për fenë e Tij, e ruajt atë nga e keqja e vetes së saj dhe nga e keqja e shejtanit!”