Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E kaplon gjumi dhe plogështia për shkak të vesveseve

Imam Salih bin Feuzan el-Feuzan
Sherh Ighathat-il-Lahfan
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Shejkh i nderuar, Allahu të dhëntë sukses! Kjo grua thotë se vuan nga epilepsia e shkaktuar nga xhinët, që gjithashtu i pëshpëritin në të gjitha namazet, dhe nëse bënë dhikër (e përkujton Allahun) e kaplon gjumi dhe plogështia. Cila është këshilla juaj për të?

Përgjigje: Të kërkojë mbrojtje te Allahu kundër shejtanit gjatë faljes, kur të marrë abdes dhe kur të bënë ndonjë adhurim, dhe nëse ndjen pëshpëritje të kërkojë mbrojte te Allahu kundër shejtanit, i largohen vesveset.

“Nëse shejtani fillon të të joshë, kërko mbështetje te Allahu. Me të vërtetë, Ai i dëgjon të gjitha dhe i di të gjitha.” Fussilet, 41:36

In sha’a Allah do të largohet shejtani prej saj, do të largohet prej saj.

Të mos dorëzohet dhe të dëshpërohet! Le të kërkojë mbështetje te Allahu kundër shejtanit sa herë që ndjen pëshpëritje. Të kërkojë mbështetje te Allahu kundër shejtanit të mallkuar dhe ai do të largohet prej saj in sha’a Allah. Të mos dorëzohet dhe të dëshpërohet dhe të thotë kërkova mbështetje dhe nuk më solli dobi. Jo, jo, të mos dorëzohet dhe të dëshpërohet!

Shpërndaje: