Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E mësojnë se ka filluar bajrami pasi që dielli të ketë kaluar zenitin

Imam Muhamed bin Salih bin Uthejmin (v. 1421)
Mexhmu-ul-Fataua (18/229-230)
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com

Pyetje: Çfarë duhet të bëjnë njerëzit nëse e mësojnë që është bajram vetëm pasi dielli të ketë kaluar zenitin?

Përgjigje: Nëse ata e kuptojnë që është bajram vetëm pasi dielli ka kaluar zenitin, duhet të ndërpresin agjërimin dhe të falin namazin e bajramit të nesërmen.

Sa i përket Kurban Bajramit, ata duhet ta falin namazin të nesërmen dhe të mos therin kurban para namazit të bajramit, pasi therja vjen pas namazit. Sipas mendimit më të njohur në medhhebin Hanbeli, therja duhet bërë pasi të ketë kaluar koha e namazit, kur dielli të ketë lënë zenitin. Megjithatë, mendimi i parë është më i sigurt.

Shpërndaje: