Alameh Rabi bin Hadi el-Medkhali
Burimi: Keshf-us-Sitar, fq. 40-43
Përktheu: Valdet Gashi
www.perlatmuslimane.com
Pyetja 25: Shumë që asocijohen me dijen dhe davetin, kanë kundërshtime të menhexhit kur bëhet fjalë për besnikëri, dëgjim dhe bindje ndaj pushtetit. A kritikon kjo akien e tyre? Disa mendojnë se ata ende e kanë akiden e Selefit.
Përgjigje: Në qoftë se e lexon librin “Sherh-us-Sunneh” të Imam el-Berbaharit, librin “Usuli-us-Sunneh” të Imam Ahmedit dhe librat Selefëve, ju do të shihni se rënia në gabimet e përmendura e përjashton nga Ehl-us-Sunneti, edhe pse ai pohon se akideja e tij është e shëndoshë. Akideja e saktë nënkupton të kapurit për metodologjinë e Kuranit, Sunnetit dhe metodologjinë e Selefëve në të gjitha çështjet. Nëse ai e braktis një parim të Selefizmit, atëherë një person i paanshëm dhe i ndershëm nuk mund të thotë se ata janë Selefijun.
Është vërtetuar se Khauarixhët për të cilët i dërguari i Allahut ﷺ bëri thirrje për ti luftuar, nuk kishin akide të gabuar në lidhje me Rububijen e Allahut dhe emrat dhe cilësitë e Allahut. Ata nuk posedonin idhujtari. Ata nuk mohuan cilësitë e Allahut si Xhehmitë. Ata nuk kishin akiden Xhehmive. Ata nuk adhuruan të tjerët. Devijimi i tyre ishte i lidhur me pushtetin dhe devijime të tjera që përjetojmë sot. I dërguari ﷺ përmendi cilësitë e tyre dhe tha:
”Ju do të nënvlerësoni namazin tuaj në krahasim me namazin e tyre, do të nënvlerësoni agjërimin tuaj në krahasim me agjërimin e tyre. Ata e lexojnë Kuranin pa kaluar poshtë fytit të tyre. Dalin nga feja ashtu siç del shigjeta nga gjahu. Mbytni ata kudo që t’i gjeni. Nëse unë do ti has ata unë do t’i mbysë ata sikurse u mbytën populli i Adit.”1
“Ata janë krijesat më të këqija.” 2
Tek Muslimi dhe të tjerët, gjithashtu thuhet:
“Lexim dhe namazi juaj nuk janë asgjë në krahasim me leximin dhe namazin e tyre.” 3
Nëse ne krahasojmë akiden e tyre me akiden që e posedojnë njerëzit pas kryengritjeve të sotme, shohim se akideja e Khauarixhëve është më e mirë. Megjithatë, profeti ﷺ urdhëroi që ata të vriten:
“Ata janë krijesat më të këqija.”
E çfarë të thuhet për personin që pason rrugën e Khauarixhëve, dhe përveç kësaj kanë akide të prishura? Për shembull njeriu prapa revolucioneve në këtë vend, për shembull; është Sejjid Kutub. Ne e shohim se akideja e tij është e prishur nga fillimi në fund. Ai është prijësi i revolucioneve. Ai është udhëheqësi i tyre. E njëjta vlen edhe për shumë studentët e tij nga el-Ikhuan el-Musliminët. Ata janë shkatërrues të shkatërruar. Ata qëndrojnë prapa këtyre lëvizjeve. Akideja e tyre është e prishur në lidhje me emrat dhe cilësitë e Allahut, në ibadet dhe tema të tjera.
Lexoni librat e Sejjid Kutbit nëse doni. Lexoni librat e el-Ikhuan el-Musliminëve. Lexoni atë që u kanë dhënë të rinjve tanë. Çfarë do të gjeni? Ju do të gjeni ideologjitë e Khauarixhëve. Të njëjtët njerëz për të cilët i dërguari (salAllahu alejhi ue selem) nxiti që të luftohen. Që kur el-Ikhuan el-Muslimun u themeluan, thirrja e tyre ka qenë e përzier me Rafidat, Sufitë, idhujtarët dhe Khauarixhët. Madje edhe me të krishterët. Kjo është thirrja e el-Ikhuan el-Musliminëve që kur u themeluan deri tani. Ata janë udhëheqësit e revolucionit të sotëm. Prandaj akideja e tyre është e prishur.
Pra, si duhet të themi se ata janë Ehl-us-Sunneh uel-Xhema’ah? Nëse doni të gjeni akiden e Khauarixhëve tek ta, e bënë këtë. Nëse doni të gjeni akiden e Mutezilivie, e bëni këtë. Nëse doni të gjeni akiden e Rafidave tek ta, e bëni këtë. Nëse doni të gjeni sekularistë tek ata, e bëni këtë. Nëse doni të gjeni masonë tek ta, e bëni këtë në protokollet dhe strategjitë e tyre.
Lexoni librat e er-Rashidit. Shumë të rinj i lexojnë ato sot. Lexoni “Sina’at-ul-Hajat”, “el-Masar”, “el-Muntalak” dhe “el-‘Aua’ik”. Çfarë gjeni në to? Ideologjitë e sionistëve dhe masonëve. Të rinjtë tanë i përqafojnë ato sikur të ishin shkrimet tona të shenjta. Ky është motori themelor. Këta janë ata që i mbajnë të rinjtë tanë në veprim.
Sa libra i kanë el-Ikhuan el-Muslimunët! Ky Ahmed er-Rashid është në fakt i devijuar dhe devijuas. Pasi kam lexuar librat e tij “Sina’at-ul-Hajat” dhe “el-Masar” ndjeva sikurse unë në fakt kisha lexuar librin “Protokollin e të Urtit të Sionistëve”. Ata janë kaq të neveritshëm. Ky libër ka të bëjë me kontrollin e botës së krishterë, ndërkohë që këto libra kanë të bëjnë me kontrollin e vendeve të Teuhidit dhe Sunnetit. Këto libra të neveritshme që të kujtojnë “Protokollin e të Urtit të Sionistëve”, që e kanë zbritur në këtë vend dhe i kanë vënë kthetrat në rininë tonë.
Prandaj, unë ju paralajmëroj që të mos shikoni në atë të jashtmen. Këtu keni motorin e vërtetë; librat e Sejjid Kutbit, librat e Ahmed er-Rashid, librat e Muhammed Kutbit, librat e el-Ikhuan el-Musliminëve.
1 Bukhari (6/376) dhe Muslimi (2/742).
2 Muslimi (1067) dhe Ahmedi (5/31).
3 Muslimi (1066), Ebu Davudi (4768), en-Nesai (8517) dhe Abdullah bin Ahmed në ”ez-Zaua’id” (706).