Xhinët dhe njerëzit i kam krijuar vetëm që të Më adhurojnë. [Edh-Dharijat 51:56]

E prish agjërimin sepse ka provim

Imam Muhammed Nasirudin el-Albani (v. 1420)

Burimi: Silsilat-ul-Huda uen-Nur (1015) 

Përktheu: Valdet Gashi

www.perlatmuslimane.com 

Pyetje: Një nxënës në shkollën e mesme e prishi agjërimin në Ramazan për të hyrë në provim.

Përgjigje: Kjo nuk lejohet.

Pyetje: Me çka detyrohet?

Përgjigje: Çka është i detyruar sepse e ka prishur agjërimin apo që të mos e prish agjërimin?

Pyetje: Sepse e ka prishur agjërimin.

Përgjigje: Ai duhet të pendohet tek Allahu (azze ue xhel). Atij nuk i lejohet që të përsërisë më këtë veprim. Është një mëkat që nuk mund të shlyhet duke e kompensuar atë ditë.

Ai që ia lejon vetes që të prish agjërimin për shkak të provimeve duhet të kthej ritmin e ditës dhe të mësojnë natën dhe të pushojë ditën. Sa do punëtorë dhe i zellshëm një person është për të kaluar një test, kështu që ai kurrë nuk do të jetë në gjendje të studiojë ditën dhe natën. Ai ka nevojë të fle. Kështu që ai duhet të fle gjatë ditës dhe të studiojë me zell natën.

Shpërndaje: